Prodi: Kosova, jo me nxitim
Kryeministri italian, Romano Prodi, dha dje mesazhin, se ceshtja e Kosoves nuk mund te marre nje zgjidhje menjehere pas dates 10 dhjetor dhe per kete askush nuk duhet te ngutet dhe te marre veprime te nxituara. Ne konferencen per shtyp, kreu i qeverise italiane deklaroi se vendi i tij mbeshteste pavaresine e Kosoves, por ky proces nuk mund te realizohej menjehere pas dates 10 dhjetor. "Kur flas per nevojen per te mos marre vendime te nxituara, e bej, sepse ky proces konvergjence kerkon akoma me teper kohe per t'u realizuar. Ky veprim do te shkaterrohet ne menyre te pandreqshme, ne qofte se do te kishte vendime te nxituara ne 10 dhjetor", theksoi Prodi, gjate fjales se tij per ceshtjen e Kosoves. Nga ana tjeter, edhe Kryeministri Berisha e mbeshteti kete qendrim, duke theksuar se data 10 dhjetor eshte nje date mediatike dhe jo nje date ne te cilen statusi i Kosoves do te marre zgjidhjen perfundimtare. "Kjo date ka nje percaktim te qarte per mandatin e Trojkes; kjo date nuk eshte nje date per veprime te njeanshme. Mendoj se data 10 dhjetor nuk ka qene kurre nje vendim i Grupit te Unitetit, por me shume eshte mediatizuar", theksoi Berisha ne mbeshtetje te deklarates se Kryeministrit italian, duke shpresuar qe edhe politika kosovare te mbante kete qendrim. Nga ana tjeter, Kryeministri italian, Prodi, theksoi se javen e fundit perfaqesues te BE kane diskutuar shume ne lidhje me kete ceshtje dhe ekziston mundesia qe BE te njohe ne bllok pavaresine e Kosoves, si zgjidhjen perfundimtare. "Por, ne keto jave, kemi punuar mjaft dhe ekzistojne premisa per te pasur nje qendrim konvergjent, unik, ne kete drejtim", deklaroi Prodi. Sipas tij, Italia po ben e do te beje gjithcka, qe edhe Serbia te kete marredhenie te ngushta me Bashkimin Evropian.