E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis projekti “Lëvizja gjithëpërfshirëse e Biznesit Social”

u shpreh Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.

Ai ishte i pranishëm sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kompanisë “Promovimi i Biznesit Social” JSC dhe Kompanisë gjermane "Biznesi Social Yunus". Marrëveshja e përbashkët parashikon zbatimin e projektit "Lëvizja e biznesit social ne Shqiperi”, që do të fillojë implementimin më 1 prill 2012.

“Ngritja e Biznesit Social në Shqipëri ka në bazë të tij akordimin e mikrokredive për më të varfrit dhe grupet e rrezikuara, të cilët janë të përjashtuar nga burimet e tjera të kredisë dhe me implementimin e kësaj Lëvizjeje nevojat e të varfërve dhe shtresave vunerabël në shoqërinë shqiptare nuk do të plotësohen vetëm nëpërmjet mbështetjes financiare nga ndihma ekonomike, por nëpërmjet sistemit të mikrokredive do të kenë mundësi punësimi dhe vetëpunësimi, duke u shkëputur nga hendeku i varfërisë”, deklaroi Ministri Ksera. /Start/

                                                                                             2012-03-29 14:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›