E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët takojnë Topin: Ligji i ri cenon të drejtat

Konkretisht, ai shprehu shqetësimin për ndryshimet më të fundit ligjore mbi statusin e të verbërve, paraplegjikëve e tetraplegjikëve.

"Këto ndryshime përkeqësojnë gjendjen e mëparshme të kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, duke rritur pasigurinë juridike për të ardhmen e të drejtave të tyre”, tha ai.

Sipas tij, “institucionet shtetërore përkatëse duhet të hartojnë një strategji dhe kuadër ligjor të mbështetur në përvojat dhe standardet evropiane, për nevojat më imediate të personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të shmangen situata të tilla diskriminimi e pasigurie dhe që kjo strategji të jetë në funksion, në mbrojtje dhe në interes të të drejtave të përfitimeve të personave me aftësi të kufizuara”.

Nga ana e tij, Presidenti, pasi dëgjoi shqetësimet kryesore të kësaj kategorie, shprehu solidaritet të plotë me kategoritë e kësaj shtrese në vështirësi. “Do të ndjekë në vijimësi situatën dhe kërkesat e tyre për t’u ndierë të barabartë dhe të dobishëm në jetën shoqërore të vendit”, tha Topi, duke siguruar mbështetje të pandërprerë institucionale e njerëzore, por dhe morale.

“Vetëm rrugët ligjore janë mjetet demokratike për gjetjen e zgjidhjeve të duhura, të drejta dhe kushtetuese. Është e nevojshme rritja akoma edhe më tepër e ndjeshmërisë shoqërore, por sidomos të ndjeshmërisë së atyre institucioneve që e kanë për detyrë të sigurojnë të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare sipas standardeve që garanton një shtet i vërtet demokratik e ligjor”, tha më tej Topi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-29 15:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›