Per nje kafe ne Janine

Qytetaret shqiptare kishin cdo arsye qe ti gezoheshin pa mase liberalizimit te vizave qe nga 15 dhjetori u siguroi liri udhetimi ne zonen Schengen por edhe bashkoi familjet e tyre ne emigracion. Edhe une e shfrytezova kete rast vellane e kam ketu ne Greqi me mall te madh. Keta vijne se jane me letra por shyqyr qe na u hap rruga edhe neve do te thoshte per DW Mariana Zisi ne festat e dhjetorit kur ne shetitjet familjare te shqiptareve ne rrugen e kalldremte poshte Akropolit ishin te pranishme te gjitha brezat.
Te perfshire ne gezimin e tyre vizitoret shqiptare qe hynin ne token helene ishte ndosha heret per te kuptuar se sa te mirepritur dhe te dobishem ishin dhe per te zotet e shtepise. Sidomos per ata te zonave kufitare dhe ekonomive te tyre lokale sic pohohet nga vete kryetari i Dhomes se Tregtise se Janines Dhimitris Baracas i cili flet per nje rritje gati 10 te xhiros gjate festave ne tregun e qytetit qe kriza e thelle pothuajse e ka pergjysmuar. Ne qofte se kjo vazhdohet me te gjitha premisat pozitive mendoj se do te jete nje gje shume pozitive per tregun lokal i thote DW Baracas duke theksuar nderkohe rendesine qe ka zbatimi rigoroz i procedures.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michalis Pantoulas
Qytetaret shqiptare u treguan shume korrekte
Fakti qe vetem 500 refuzime hyrjesh pati nga policia tregon se qytetaret shqiptare u treguan shume korrekte me ligjin kur fluksi i tyre qe hyne ne Greqi nje muaj pas heqjes se vizes ne dy pikekalimet kufitare te Kakavise dhe Kapshtices arriti ne 150.000 vete. Ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar Kakavija priti 15.000 me shume vizitore shqiptare ashtu si edhe Kapshtica qe ne ditet e festave numeronte mesatarisht rreth 10.000 vizitore ne dite.
Si frymemarrje per ekonomine lokale i sheh vizitoret shqiptare qofshin edhe konsumatore kalimtare qe do te pine kafen do te hane nje sanduic dhe do te bejne nje fare pazari para se te shkojne ne tregun e Janines kryebashkiaku i zones kufitare te Pogonit grek Kostas Kapsalis i cili nxiton te theksoje vleresimin pozitiv te shoqerise lokale. E shohin si nje zhvillim pozitiv per zonen tone dhe per gjithe qarkun e Janines thote Kapsalis i porsazgjedhur ne detyre vizioni i te cilit shkon shume me tej se xhiroja e vizitoreve kalimtare nga vendi fqinj. Me kulete sigurisht te vogel ne shume raste ne cakun e kushtit te vizes te 50 eurove ne dite por shume te vyer per ekonomine e zones se tij me rrjet rrugor te keq dhe te izoluar nga Janina qe ne kulmin e krizes ka nevoje sic pranon edhe per 1 euro.
Nder objektivat tona paresore eshte qe te kemi transaksion te lire ne te dyja anet e kufirit ne nje rreze prej 20 kilometrash thote kryebashkiaku grek. Ide e hedhur sic kujton vite me pare nga ish ministri i jashtem grek dhe presidenti aktual Karolos Papulias. Kjo duhet bere se besojme se eshte pozitive per zonen tone. Jane shume greke me aktivitet ekonomik ne Shqiperi por edhe shume shqiptare ne Greqi qe do te mund te kontribuonin ne zhvillimin ekonomik ne te dyja anet e kufirit. Per kete sic thekson Kapsalis bashke me zonen e lire te tregtise duhet edhe infrastrukture moderne ne pikekalimin kufitar te Kakavise si edhe ngritja e stacionit tregtar qe kerkohet prej vitesh por pa rezultat prej shoqatave tregtare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Greqi Rruge dyqanesh
Me heqjen e vizes perftoi thekse te reja pamja e perditshme me targat e makinave shqiptare perbri atyre greke ne sheshet para polimarketeve apo serviseve te automjeteve nje pamje qe ne rastin e inagurimit te nje polimarketi sendesh shtepiake ne Janine muajin e kalur beri qe media lokale te flase per invadim klientesh shqiptare. Ne Janine ne Konice ne Igumenice per shembull zona te cilat i njoh shume mire eshte bere nje fenomen i zakonshem kalimi dhe prezenca e qindera qytetareve shqiptare per te pire nje kafe per tu takuar me miqte e tyre per te bere pazar i thote DW deputeti socialist i Janines Mihalis Pantullas i cili realitetin e krijuar me liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare e sheh si pararendes te krijimit te zones se lire te tregtise. Por edhe rigjallerimi te nje tradite bashkepunimi te ngushte tregtar sipas shprehjes se njohur te pales shqiptare per nje kafe ne Janine. Zgjerimi i kesaj klime pozitive ne tere gamen e marredhenieve te te dy paleve do te sjelle perfitime te reja per te dy popujt shton deputeti grek me njohje te thelle dhe miq te shumte te zones kufitare ne te dy anet e kufirit.
Fobite e viteve -90te per fqinjet problematike veriore kaluan duket shpejt ne histori ashtu sic parashikonte atehere gazetari veteran grek Jorgos Vocis optimist se dinamika e jetes do ta leje pas politiken. E njejta gje dhe ne zonen e Selanikut ku mberrijne qytetare nga FYROM akoma dhe per ahengje dasmash dhe pagezime apo turq me pasaporta jeshile per turizem dhe pazar ne ishujt greke te Egjeut. Hairi i fqinjit pra qe i jep jete shprehjes se nobelistit indjan Amartya Sen ne qofte se nuk doni lufte beni tregti.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama