E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesionet e licencuara rikthehen Provimet e shtetit

Ligji per Profesionet e licencuara ne vendin tone ka hyre ne fuqi ne fund te vitit 2009 por vetem kete vit MASH do te aplikoje formulen e re te marrjes se licences. Behet fjale per nje grup profesionesh te cilat ofrojne sherbime ne komunitet.


Prej tyre perjashtohen avokatia dhe kontabiliteti. Keshtu sipas Drejtorit te Agjencise Kombetare te Provimeve Prof. Dr. Petraq Papajorgji testimet e para per marrjen e licences se ushtrimit te profesionit do te kryhen ne nentor te 2011-s.


Gjate kesaj kohe AKP do te pergatise edhe materialet e nevojshme per informimin e te gjitha grupeve te interesit. Informacione keto qe do te jene ne faqen elektronike zyrtare te kesaj agjencie si dhe ne botime te ndryshme.


Profesionet


Per te perfituar te drejten e ushtrimit te profesionit duhet ti nenshtrohen Provimit te shtetit nje sere kategori profesionesh. Keshtu duke filluar nga nentori i ketij viti asnje farmacist dentist infermier mami mjek veteriner mesues e inxhinier nuk do te mund te ushtroje profesionin e tij ne menyre te ligjshme ne rast se nuk do te kete nje licence te leshuar nga AKP.


Kesaj procedure nuk do ti shpetojne as ata qe aktualisht kane nje licence. Gati dy vite me pare teksa u miratua ligji per Profesionet e Licencuara keshilltari i Kryeministrit ne ate kohe Myqerem Tafaj do te shprehej se ky ligj prek vetem ata te cilet diplomohen pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji ndersa ata te cilet tashme kane nje licence per ushtrim te profesionit nuk jane subjekt i ketij ligji.


Personat qe kane nje licence e kane marre nje vleresim tashme. Ndersa sot do te ndodhe ndryshe. Provimit te shtetit do ti nenshtrohen te gjithe farmacistet mjeket mesuesit etj. qe deshirojne te ushtrojne profesionin e tyre.


Ata do te testohen nese jane te afte te ushtrojne profesionin apo jo. Testim ky qe do te kryhet nga specialistet shqiptare me te mire ne keto fusha. Sipas drejtorit Papajorgji kjo forme testimi kryhet per te kontrolluar cilesine e dijeve si dhe te nxise konkurrencen mes universiteteve.


Ne kete menyre beteja per profesionin nuk do te perfundoje pas marrjes se diplomes. Mesuesit inxhinieret e punonjesit e sistemit mjekesor duhet ti provojne MASH se ata zoterojne njohurite e nevojshme per te mesuar kuruar e ndertuar.


Duke aplikuar licencimin per ushtrimin e ketyre profesioneve me karakter human MASH shpreson se do te behet nje lloj klasifikimi i specialisteve te ketyre profesioneve.


Procedura


Per te marre licencen kushti i pare eshte diploma. Kandidati duhet te zoteroje nje diplome te nivelit Bachelor ose DIND. E dyta ne radhe eshte pervoja te gjithe kandidatet qe do te aplikojne per te marre nje licence duhet te kene se paku nje vit eksperience pune prane nje titullari te profesionit.


P.sh. per te marre licencen e farmacistit kandidati duhet te kete punuar se paku nje vit me nje farmacist te licencuar me pare. MASH ne bashkepunim me AKP do te ngreje grupet e punes per hartimin e provimeve.


Sipas Drejtorit te kesaj agjencie ne kete projekt do te perfshin specialistet shqiptare me te mire te te gjithe fushave. Detyra e tyre do te jete hartimi i provimit te shtetit ne menyre qe te percaktohet edhe niveli i dijeve. Te cilat mund te testohen nepermjet pyetjeve me alternativa atyre me zhvillim e madje edhe eseve.


shte ende heret per te folur per strukturen e ketij provimi por ajo cka dihet me saktesi eshte se kush nuk e merr Provimin e Shtetit nuk mund te ushtroje dot ne menyre te ligjshme profesionin e tij. Kandidatet kane te drejte te japin kete provim plote pese here. Ne rast se nuk arrijne te kualifikohen atehere e humbasin pergjithmone te drejten per te ushtruar profesionin.


Atehere kur kualifikohen licenca vlen pergjithmone. Ne mesin e muajit korrik te gjithe te interesuarit do te njihen me programin orientues te Provimeve te Shtetit temat dhe ceshtjet qe duhet te pervetesojne per te marre provimin i cili kete vit do te kryhet ne nentor. Pagesa per tu regjistruar ne provimet e shtetit eshte tre mije leke.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›