E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka gati për Santanën

10/07/2009  Është bërë gjithçka gati. Kitaristi i famshëm Karlos Santana pritet të japë një koncert sonte në qytetin e Shkupit. Santana do të arrijë në Shkup nga Athina po sot.

Në koncert krahas publikut maqedonas është parashikuar të jenë të pranishëm mbi 1500 kosovarë, gjë që ka ndodhur shpesh në koncerte të këtij lloji, siç ishte, për shembull, ai i Lenny Kravitz. “Presim të kemi mbi 15 mijë adhurues të Santanas në stadiumin e qytetit të Shkupit. Ky do të jetë koncerti më spektakolar që është organizuar ndonjëherë në Maqedoni”, - ka thënë drejtori i produksionit “Avalon”, Boban Millosheski.

Santana do të jetë i shoqëruar nga 30 persona të stafit të tij të ngushtë. Në grup me Santanën janë virtuozë të vërtetë të muzikës, si Chester Thompson - klaviatura, Denis Chambers- bateri, Karl Perrazo - perkusion , Bill Ortiz- trumpet, Jeff Cressman - trombon, Tommy Anthony- kitarë-vokal, Tony Lindsay - vokal, Rul Rekow Congo, Benny Rietveld, Tommy Anthony etj.

Santana ka bërë të ditur se shfaqja e tij në Shkup do të zgjasë rreth 120 minuta, por edhe më shumë. Ai do të ekzekutojë në skenë hitet e tij të krijuara për plot katër dekada me radhë. Në ekipin e yllit të muzikës latino-rock do të jenë edhe shumë valltare latino-amerikane. Biletat e koncertit janë shitur edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Për fansat shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria është organizuar një “after party” në klubin “Kapan An” në Çarshinë e Vjetër, ku do të performojë njëri ndër grupet më të mira muzikore në rajon: “Lilit VS Amon Mra”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›