Festivali Folklorik, mbështetje më e madhe
10/07/2009 Festivali Folklorik Kombëtar këtë vit gëzon një mbështetje më të madhe nga Ministria e Kulturës. Kjo gjë është dëshmuar me shifra dhe të dhëna konkrete pas një takimi që ministri i Kulturës, Adrian Turku, ka zhvilluar dje me përfaqësues të 12 të vendit lidhur me këtë aktivitet. Aktualisht në 12 qarqet është mbyllur faza e parë për prezantimin e tyre në Festivalin Folklorik Kombëtar dhe po bëhen përgatitjet e fundit për fazën e dytë, kur materiali prezantohet përpara një komisioni përzgjedhës. Sipas ministrit Turku, i cili është dhe kryetar i komitetit organizativ të këtij festivali, faza e dytë duhet të përfundojë në fund të korrikut. Deri tani kërkesat janë realizuar plotësisht vetëm nga Qarku i Shkodrës, ndërkohë që Qarku i Elbasanit do të prezantohet më datën 17 korrik, Qarku i Gjirokastrës më 23 korrik dhe Qarku i Vlorës më 24 korrik. Qarqet e tjera (Korça, Fieri, Lezha, Kukësi, Dibra, Durrësi, Tirana dhe Berati) ende nuk e kanë caktuar datën e paraqitjes së grupeve të tyre folklorike para komisioneve përzgjedhëse. “Organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar “Gjirokastër 2009” ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve etj., të krijuara prej shekujsh nga populli. Ky festival do të synojë gjallërimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit-muze të Gjirokastrës dhe zonave rreth saj në veçanti, duke përcjellë te spektatorët dhe vizitorët vendas dhe të huaj dhe te publiku i gjerë kulturën popullore që ruhet dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare”, - u shpreh ministri Turku.
Këtë vit MTKRS-ja ka vendosur që në këtë festival grupet përfaqësuese të përbëhen nga 60 artistë, kundrejt 50 që kanë qenë në festivalet e tjera dhe koha e konkurrimit do të jetë 30 minuta nga 20 minuta që ka qenë më parë. Gjithashtu për t’i ardhur në ndihmë çdo qarku edhe nga ana financiare, qeveria dhe MTKRS-ja kanë vendosur që çdo qark të përfitojë një shumë prej 700 000 lekë, nga 500 000 lekë që ka qenë vitet e mëparshme. Kjo shumë do të përdoret për përmirësime të kostumeve popullore, instrumenteve dhe paraqitjes sa më dinjitoze të grupit përfaqësues në Festivalin Folklorik Kombëtar. Edhe këtë vit festivali do të zhvillohet në datat 24-29 shtator 2009 në Kalanë dhe qendrën historike të qytetit-muze të Gjirokastrës, e cila tashmë është pjesë e “pasurisë botërore të njerëzimit”, të mbrojtur nga UNESCO-ja.
BOX
Pak historik
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Që nga ky vit festivali ka vijuar të zhvillohet rregullisht çdo pesë vjet në kalanë e këtij qyteti. Në vitin 1995 Festivali Folklorik Kombëtar u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në vitin 2000 u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.