Profesorët, qeveria vendos kushtet për përfitimin e pensionit suplementare
Përfituesit janë ndarë në dy grupe, ja kush përfshihet. Sipas vendimit marrja e pensionit suplementar nis më 1 janar 2010
Jonida Tashi
Përcaktohen kushtet për përfitimin e pensioneve suplementare, për profesorët dhe akademikët që kanë tituj shkencorë. Qeveria ka vendosur ndarjen në dy grupe të përfituesve të këtyre pensioneve. Kështu, në grupin e parë të përfituesve bëjnë pjesë profesorët dhe drejtues kërkimesh, të cilët kanë siguruar periudhën e ushtrimit të titullit. Ndërsa në grupin e dytë janë përfshirë profesorët e asociuar dhe mjeshtërit e kërkimeve, të cilët kanë periudhë ushtrimit të titullit kohën e përcaktuar nga qeveria. Pas deklaratës së bërë para pak kohësh nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, për dhënien e pensioneve suplementare për profesorët, tashmë qeveria ka miratuar ligjin mbi bazën e të cilit do të përfitohen dhe llogariten përfitimet suplementare. Sipas Ligjit Nr.10 139, datë 15.5.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të botuar së fundmi edhe në Fletoren Zyrtare, premtimi i qeverisë, për trajtimin me pensione suplementare të pedagogëve me tituj shkencorë do të bëhet realitet më 1 janar të vitit 2010.
Titujt
Pasja e titullit shkencorë është kushti kryesor që profesorët të ligjërojnë të drejtën për pension suplementar. Për këtë arsye, qeveria ka përcaktuar edhe periudhat e ushtrimit të titullit. “Periudhë e ushtrimit të titullit” është: Periudha deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, gjatë së cilës personat kanë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik të Ministrisë së Arsimit; Periudha pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, gjatë së cilës personat kanë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Drejtues kërkimesh”, “Profesor i asociuar”, “Mjeshtër kërkimesh”, po sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik të Ministrisë së Arsimit dhe kanë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore në vend. Paga referuese është baza për titullin, përjashtuar shtesat për funksion. Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të ushtrimit të titullit. Kur periudha e ushtrimit të titullit nuk është e plotë në vite, për efekt të llogaritjeje të masës së përfitimit, koeficienti në përqindje mbi pagën referuese, llogaritet për çdo muaj. Personit, që kërkon pensionin suplementar brenda një viti nga data që i ka lindur e drejta, i jepet ky pension që nga ajo datë. Në raste të tjera, pensioni paguhet nga data e regjistrimit të kërkesës.
Kushtet
Kushti për të përfituar pension suplementar shtetëror është që personat, të cilët përfshihen në grupin e parë dhe të dytë, të plotësojnë kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Bazuar në përcaktimet e këtij ligji, kushtet kryesore për të përfituar pension pleqërie për të gjithë shtetasit është plotësimi i moshës së pensionit dhe viteve të nevojshme të punës. Kështu, të gjithë personat e interesuar nga bota akademike që kanë tituj shkencorë, për të aplikuar për pension suplementar duhet të plotësojnë së pari kushtet e daljes në pension pleqërie. Sipas ligjit për pensionet suplementare të profesorëve, përfitimet suplementare për titujt shkencorë jepen me kërkesën e të interesuarit, i cili paraqet dokumentacionin përkatës. Kërkesa për përfitim duhet të paraqitet pranë agjencive vendore të ISSH-së. Ndërsa dokumentet, që i bashkëlidhen kërkesës dhe forma e tyre do të përcaktohen me akte nënligjore. Personat, që kanë të drejtë për më shumë se një lloj përfitimi nga ky ligj dhe ligje të tjera, si rrjedhojë e periudhave të ushtrimit të titullit, kanë të drejtë të zgjedhin përfitimin më të favorshëm.
Masa
Qeveria ka vendosur edhe se sa do të jetë kufiri minimal dhe maksimal, që do të kenë pensionet suplementare për profesorët me tituj. Masa e pensionit suplementar do të jetë 1,3 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”. Shuma e këtij pensioni suplementar, bashkë me përfitimet e pensionit të pleqërisë, nuk mund të jetë më e madhe se 4 pensione bazë pleqërie, sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë në asnjë rast më e vogël se 6 për qind e pagës referuese. Masa e pensionit suplementar fillestar, për personat që nuk kanë kontribuar, nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Profesorët me tituj shkencorë, të punësuar në institucionet private duhet të paguajnë më shumë kontribute për të përfituar pensione suplementare. Kontributet suplementare që do të paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror, janë: 3.5 për qind e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione publike; 7 për qind e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione jopublike. Institucionet jopublike, ku punësimi vlerësohet periudhë e ushtrimit të titullit, përcaktohen me vendin nga Këshilli i Ministrave. Afati i derdhjes së kontributeve është jo më vonë se data e fundit e muajit pasardhës. Pensionet suplementare për titujt shkencorë administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kundrejt një komisioni, që paguhet nga Këshilli i Ministrave. Përfitimet suplementare shtetërore, që do të jepen sipas këtij ligji, financohen nga buxheti i shtetit dhe kontributi suplementar.
Masa e pensionit sipas titujve
Masa e pensionit suplementar do të jetë 1,3 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1 për qind e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”
Shuma e këtij pensioni suplementar, bashkë me përfitimet e pensionit të pleqërisë, nuk mund të jetë më e madhe se 4 pensione bazë pleqërie
Masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë në asnjë rast më e vogël se 6 për qind e pagës referuese
Masa e pensionit suplementar fillestar, për personat që nuk kanë kontribuar, nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë
Kontributet në publik dhe privat
Kontributet suplementare që do të paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror, janë:
3.5 për qind e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione publike
7 për qind e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione jopublike
15 Qershor 2009