E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesorët, rritja e pensioneve, pritet ‘ok’ nga Parlamenti

 

Qeveria ka dërguar në Parlament ligjin e ri për pensionet e profesorëve. Sipas projektit të qeverisë, profesorët dhe asistentët, përveç pensionit të pleqërisë, do të marrin edhe pension suplementar. Masa e pensionit suplementar është 1.3 për qind e pagës mesatare referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “profesor” dhe 1.1 për qind të pagës mesatare referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “asistent profesor”. Sidoqoftë, qeveria ka parashikuar që masa e këtij përfitimi suplementar në asnjë rast nuk duhet të jetë më e madhe se sa 4 pensione bazë pleqërie, dhe asnjëherë më e vogël se sa 6 për qind e pagës referuese. Sipas ligjit të ri, për të përfituar pension suplementar, profesorët dhe asistentët që janë në punë duhet të paguajnë edhe kontribute shtesë. Sipas ligjit të ri “Kontributet suplementare që paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror do të jenë 3.5 për qind të pagës bruto mujore për të punësuarit në institucionet publike dhe 7 për qind të pagës bruto mujore për të punësuarit në institucionet jopublike”. E thënë më ndryshe, në rastin e një profesori që punon në shtet, për çdo vit pune që ai do të punojë pas miratimit të këtij ligji ai do të duhet të paguajë 3.5 për qind të pagës dhe të përfitojë vetëm 1.3 për qind si pension suplementar. Më i thellë bëhet raporti në rastin e profesorëve që punojnë në institucione jo-publike, ku ata derdhin çdo muaj 7 për qind të pagës dhe marrin pension vetëm 1.3 për qind.

Pensionet e reja në 2010

Edhe pse grada e profesorëve jepet vetëm nga institucionet shtetërore, pagesat për pension suplementar janë ndarë në dy kategori, private dhe shtetërore. Sidoqoftë, shtesa që do të marrin mbi pensionin e të gjithë profesorëve arrin deri në katër pensione bazë, ose rreth 38 mijë lekë pas rritjes së pensioneve që pritet të bëhet në maj. Ligji, në rast se miratohet, do t’i shtrijë efektet nga data 1 janar 2010. Pra pensionet e reja do të shpërndahen vitin tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›