Profesorët, skema e llogaritjes së pensioneve suplementare
Kushtet për të përfituar pension suplementar brenda datës 30 qershor 2009
Jonida Tashi
Zbardhet skema e llogaritjes së pensioneve suplementare për rreth 450 profesorë në vend. Trajtimi me pensione suplementare i personelit akademik me titullin shkencor, “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”, ose “Drejtues Kërkimesh” dhe “Mjeshtër Kërkimesh”, do të marrë në konsideratë kontributin e secilit prej përfituesve, e njëkohësisht dhe vjetërsinë në marrjen e titullit “Profesor” ose grada të tjera. Kjo do të përcaktohet për secilin përfitues në bazë të një koeficienti që është 1.3 për qind e pagës referuese të profesorit dhe 1.1 për qind e pagës referuese të profesorit të asociuar.
Shuma
Vendimi i qeverisë, për dhënien e pensioneve suplementare, për pedagogët me titull “Profesor”, përcakton edhe disa kufizime për pensionin minimal dhe maksimal për të garantuar që të gjithë profesorët të përfitojnë. Kështu, shuma maksimale e pensionit suplementar, nuk mund të jetë më shumë se katër pensione pleqërie bazë, sipas ligjit përkatës. Sipas një llogaritjeje fillestare, pensioni suplementar maksimal i profesorëve, do të shkojë deri në 48 mijë lekë. Kjo do të thotë se për profesorët, që do të kontribuojnë me të ardhurat e tyre të sotme (me sigurime shoqërore) në ushtrimin e detyrës së tyre, në një kohë që shuma do të shkojë deri në 50 për qind të ardhurave të atyre që kanë dalë në pension dhe nuk mund të kontribuojnë për këtë pension suplementar. Sipas deklaratës së bërë para pak ditësh nga kreu i Ministrisë së Arsimit, Fatos Beja, nga vendimi i qeverisë për pensione suplementare, do të përfitojnë të gjithë profesorët dhe profesorët e asociuar, si ata që janë tashmë në pension, edhe ata që do të dalin në pension. Të gjithë profesorët kanë të drejtë të përfitojnë një pension shtetëror suplementar, qoftë ata të cilët nuk kanë mundur të japin një kontribut suplementar, aq më tepër ata të cilët janë në funksion sot dhe do të kontribuojnë dhe në të ardhmen me një përqindje, siç veprohet me të gjitha rastet e pensioneve suplementare.
Kushtet
Profesorët të dyja gjinive, për të përfituar pensione suplementare, brenda datës 30 qershor 2009, duhet të plotësojnë njëkohësisht tre kushte kryesore. Kushti i parë i përcaktuar nga specialistët e pensioneve është plotësimi i moshës, që për femrat është 57 vjeç e 6 muaj, ndërsa për meshkujt 62 vjeç e 6 muaj. Kushti i dytë është plotësimi i viteve të punës të siguruara për të përfituar pension dhe të dyja gjinitë duhet të kenë gjithsej 35 vite pune të siguruara. Ndërsa kushti i tretë ka të bëjë me plotësimin e viteve të siguruara të punës në arsim, ku të dyja gjinitë duhet të kenë gjithsej 26 vjet e 3 muaj punë në arsim. Në rastet kur të tria kushtet e mësipërme nuk plotësohen, brenda datës 30 qershor 2009, profesorët do ta marrin pensionin suplementar kur ti përmbushin ato. Sipas ligjit, personeli akademik me titullin “Profesor” shërben në detyrë deri në moshën 68 vjeç për femra dhe meshkuj, me përjashtim të rastit kur me kërkesën e tij ose të saj lirohet nga detyra për arsye të plotësimit të moshës së pensionit, sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore. Me plotësimin e kushteve për pension, qendrës së punës dhe të interesuarve u lind e drejta për pension, por në rastet kur shkolla apo fakulteti kanë nevoja të ngutshme, është në kompetencën e tyre që duke marrin dhe mendimin e atij apo asaj që ka plotësuar kushtet për pension, ta mbajë në punë për aq kohë sa bien dakord, duke nënshkruar një kontratë provizore konform nenit 140 të Kodit të Punës. Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën e punës kur punëmarrësi është me leje të zakonshme, me leje lindje, me shërbim brenda e jashtë vendit, apo me raporte mjekësore.
Llogaritja
Llogaritja e pensioneve sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore bëhet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të tre viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Këtë periudhë 3-vjeçare, paga e së cilës merret si bazë në llogaritjen e pensioneve, e zgjedhin vetë të interesuarit, gjatë së cilës kanë pasur pagën më të mirë. Për pension merret parasysh rroga bazë, mbështetur në tabelën e pagave, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, shtesat e marra për vjetërsi në punë, vështirësi, largësi, funksion, gradë shkencore etj. Paga e secilit vit, përpara llogaritjes së pensionit nga punonjësit e Sigurimeve Shoqërore, rritet me koeficientet përkatëse të caktuara nga Këshilli i Ministrave. Nuk merren parasysh në llogaritjen e pagave për pension të ardhurat financiare që mund të ketë marrë personi, si shpërblimet e ndryshme, përfitimet nga lotaritë, honoraret, dietat në lekë ose në valutë për kohën e shërbimeve brenda e jashtë vendit, sepse për to nuk janë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Periudhat e paguara me leje të zakonshme, raporte mjekësore për paaftësi të përkohshme dhe leje lindje, pavarësisht se janë paguar më pak se rroga, mbështetur në Kodin e Punës, quhen vjetërsi në punë dhe nuk ndikojnë në masën e pensionit.
Kushtet për ripunësim
Mësuesit, pedagogët dhe trajnerët, mbasi dalin në pension, mund të aktivizohen duke dhënë mësim me orë të reduktuara sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit, për trajnimin e ekipeve sportive dhe të përfitojnë, përveç pensionit, dhe honoraret, të cilat tatohen 10 për qind, pavarësisht nga shuma. Në rastet kur ata dhe ato, mbasi dalin në pension zhvillojnë aktivitete private, vazhdojnë të marrin pensionin dhe kompensimet, por për kohën që zhvillojnë aktivitet privat paguajnë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore në përqindjet e caktuara, njëlloj si personat që nuk kanë dalë në pension. Kur mësuesit dhe pedagogët në pension rifillojnë punë përsëri në sektorin shtetëror, pensioni ndërpritet, por kur ta lënë përsëri punën, u rifillon pensioni me gjithë shtesat që mund të jenë bërë. Për çdo muaj të punuar mbi moshën e pensionit përfitojnë 0.34 për qind shtesë pensioni, pavarësisht nga numri i muajve të punuar ose 4 për qind për çdo vit pune, sepse për kohën e ripunësuar janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Personat që plotësojnë kushtet për pension, marrëdhëniet financiare të punës i ndërpresin mbasi marrin edhe lejen e zakonshme, mbështetur në nenin 92 të Kodit të Punës dhe vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, e cila jepet në përpjesëtim me kohën e punës.
Koha e caktimit të pensionit
Koha e caktimit të pensionit nga organet e Sigurimeve Shoqërore zgjat 60 ditë kalendarike, prandaj rekomandohet që dokumentet të plotësohen sa më shpejt. Ato mund të dorëzohen deri në 5 muaj para daljes në pension dhe prerjes së marrëdhënieve financiare me qendrën e punës sipas rregullores 34/2,datë 5.10.2005 të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, botuar në Fletoren Zyrtare nr.79 të vitit 2005. Nëse vetë personi nuk ka mundësi të paraqitet pranë sigurimeve shoqërore për plotësimin e dorëzimin e dokumenteve, ai mund të autorizojë një person tjetër. Personit që në të njëjtën kohë i takon më shumë se një lloj pensioni (si pension pleqërie, familjar apo pension invaliditeti), ka të drejtë të zgjedhë njërin prej tyre me shumë më të lartë. Pensionisti, kur ndërron vendin e banimit, ka të drejtë të kërkojë edhe transferimin e pensionit pranë vendbanimit të ri. Me qëllim që të mos ketë keqkuptime për nxjerrjen në pension të punonjësve, drejtuesve të institucioneve arsimore
duhet që të njihen më mirë me dokumentet e punonjësve që kanë plotësuar kushtet për pension. Problemet e paqarta ata duhet t’i sqarojnë me organet e Sigurimeve Shoqërore pastaj t’i njoftojnë të paktën tre muaj përpara punonjësit e tyre që do të nxjerrin në pension, siç përcaktohet në Kodin e Punës, dhe t’i bindin ata për legjislacionin e pensioneve.
23 Prill 2009