Suela Piciri Ne kerkim te karrieres ne La Scala
E larguar nga Teatri Kombetar i Operes Suela Piciri po kerkon te rindertoje karrieren si pianiste ne Itali. Arsyeja e ketij vendimi ishte familjare martesa me dirigjentin dhe pianistin Eddi De Nadai i ftuar te drejtoje disa opera dhe te realizoje disa koncerte me Orkestren e RTSH-se. Audicionet e kane cuar ne nje rruge te mbare nderkohe qe se shpejti do te vije si soliste ne Tirane.
Prej disa muajsh jeni shperngulur ne Itali. Sa perpjekje keni bere per tu integruar ne jeten artistike italiane
Pas gjithckaje qe kisha arritur ne Shqiperi nje vend te admirueshem si violine e pare prane TKOAB koncertet e ndryshme si soliste etj. tani me duhet te rivendos pozicionin tim dhe me pak fjale fillon gjithcka nga e para audicionet konkurset gjithcka qe ka te beje me profesionin tim. Fatmiresisht kudo qe jam prezantuar rezultati ka qene shume i kenaqshem permend ketu Veronen Milanon Torinon. Momentalisht po punoj ne La Scala. Nuk ka nevoje te shpjegoj nivelin profesional te kesaj orkestre pasi eshte nje nga me te rendesishmet ne gjithe boten
Eumlshte nje largim perfundimtar nga orkestra e Teatrit te Operes
Une vazhdimisht jam ne kontakt dhe nuk e kam braktisur vendin ne TKOAB por do jete e veshtire duke qene me shume ne Itali te jem prezente ne jeten artistike te teatrit. Keshtu me keqardhje do me duhet te pranoj ate dite perfundimtare.
La Scala eshte nje synim i juaji
La Scala eshte dhe ka qene nje nga endrrat e mia. Shpresoj te kem ne te ardhmen nje vend stabel prane kesaj orkestre.
Koncertet recitale kane qene pjese e veprimtarise suaj artistike. Kur eshte e gatshme nje violiniste te ngjitet e vetme ne skene
Nje violiniste eshte e gatshme gjithmone ne momentin kur ka sigurine maksimale te nje pune sistematike dhe kur eshte ne gjendje te perceptoje plotesisht mendimin dhe emocionin qe percjell vepra e cila interpretohet.
Po mendoni apo po punoni per ndonje recital tjeter
Kam shume projekte perfshire edhe Shqiperine ku se shpejti do jem si soliste me instrumentiste me fame boterore.
Cfare marredhenie eshte e juaja me violinen
Marredhenia me violinen eshte thjesht e pandashme eshte pjese e imja mungesa e se ciles me ben te ndjehem e paplotesuar.