E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: S'ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, e meritoi

Kështu është shprehur nënsekretari amerikan i Shtetit, Grosman, një nga mbështetësit kryesorë të zgjerimit të NATO-s. Grossman tha se Shqipëria dhe Kroacia e kanë fituar plotësisht vendin në Aleancë 

WASHINGTON-Shqipëria e ka merituar vendin në NATO. Po ashtu edhe Kroacia. Kështu është shprehur nënsekretari amerikan i Shtetit, Mark Grosman, një nga mbështetësit kryesorë të zgjerimit të NATO-s. Në një intervistë për VOA, Grossman tha se Shqipëria dhe Kroacia e kanë fituar plotësisht vendin në Aleancë. "Jam i gëzuar që Kroacia dhe Shqipëria do të ulen në takimin e NATO-s si anëtare të plota. Gjatë gjithë karrierës sime kam besuar fuqimisht se zgjerimi i NATO-s përbën zgjerimin e lirisë, stabilitetit", tha Grosman për "Zërin e Amerikës". Ai theksoi se zgjerimi i NATO-s u jep këtyre dy popujve mundësinë të marrin vetë vendimet e tyre për jetën e tyre dhe të ardhmen. Sipas Grosman, Shqipëria dhe Kroacia, e kanë fituar vendin në NATO pikërisht falë luftës së tyre në Afganistan dhe duke bërë ndryshime në shoqëritë e tyre përkatëse. "Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për popujt e këtyre dy vendeve, por edhe për vetë Aleancën", tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›