E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profile kryebashkiakësh

20-05-2012 / Nga Kostaq Xoxa

A mund të bëhen disa paralele ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës si kryetarë bashkie të Tiranës? I pari është nervoz e inatçi. I dyti është i qetë e gjakftohtë. I pari bën sikur punon (për bashkinë). I dyti gdhihet në punë. Në fushatën bashkiake: I pari ishte provokator (Lulzim Saliu!). I dyti e ruajti balancën gjer në fund: (“z.Rama”). Gjithmonë për fushatën: I pari nuk kishte besim në fitoren. I dyti ishte i sigurt për fitoren. Zotit L. Basha nuk kishte nevojë për batuta poshtëruese; sepse, brenda një kohe fare të shkurtër, e njohu të gjithë Tiranën, me të gjitha rrethinat, në pëllëmbë të dorës. Nuk u mor shumë me ç’nuk ishte bërë për Tiranën. Por shpalosi se çdo të bënte për kryeqytetin. Ndërsa Edvini, e mori fushatën si përciptazi, pa zbërthyer se çdo të bënte, pa një plan perspektiv, siç kishte bërë kundërshtari i tij për bashkinë. Plani i Bashës për ristrukturimin e kryeqytetit ishte i detajuar, i argumentuar dhe i demonstruar me një optimizëm që tregonte bindje, besim në vetveten. Kur u kujtua edhe E. Rama se ishte bosh në këtë drejtim, filloi të dyfishonte synimet perspektive të kundërshtarit, madjé duke i dyfishuar ato: Për tramvajin, ai do të bënte dy të tilla; për unazën e madhe, ai do ta bënte édhe më rentabël . Për rrugët e brendshme të Tiranës, ai do t’i bënte në afat më të shkurtër (e mos ta zgjasim më tej).
Le të marrim vetëm rrugët e Tiranës, me dhjetëra e dhjetëra, gropa-gropa. Përse s’i kishte përfunduar, duke pasur një kohë në dispozicion jo me muaj, por me vite e vite! Madjé edhe rruga qendrore e kryeqytetit, ajo që vinte përreth ministrive, ishte si mos më keq:t’i nxirrte jashtë përdorimit amortizatorët e makinës. Këtë “e shihte” édhe  sahati qorr i  kryeqytetit, që ishte lënë në mëshirën e fatit...E, po të mos e kishe mendjen në vend dhe nëse nuk do të ecje me hapin e breshkës, rrezikun e kishe pranë. O balestra, o aksidenti...
Kështu, si Edvini, si L. Basha, kishin nga një “hajmalí” në xhep: i pari fjalën e vrazhdë e fyese, ironinë harbute, mungesën e sigurisë në fitore. I dyti, besimin në fitore. L.Basha e shihte fitoren në komunikimin me zgjedhësit, në fytyrën e hareshme që ia bënin premtimet e shumta të besueshme. Nuk gjendet dot asnjë foto e tij, fytyrë-vrenjtur. Ndërsa Edvinit i nxinte fytyra, fjalët i dilnin nga goja-shpellë si shkëmbinj të pagdhendur  dhe spikatej ajo babëzia që të ishte sërish kryetar bashkie, paçka se bashkinë e shihte me dylbí . Fotot e tij, me fytyrën-shafran dhe me dhëmbët skërmitës, i ke kudo në faqet e gazetave.
Përfundimi qé i përzishëm për Ramën: Jashtë kompetencave, e shpalli vetë fitoren, me +10! Ishte fitorja e Pirros, siç është një shprehje.  Kërkonte që zgjedhjet të merrnin fund aty, të përfundonin me kaq! Sipas tij, votat në kutinë e gabuar ishin të pavlefshme. Lozte me blofin! Vullneti i votuesit mund të shpërfillej. Kutia, kauçuku, ishte gjithçka. Po tani që ngulmoi me të gjithë tërsëllëmin e tij, që çështjen ta prononconte Komisioni i Venecies? Ia arriti edhe kësaj: Verdikti qé i prerë. “Votat në kutinë e gabuar janë të vlefshme”! (Atëherë përse ia paska fajin Ristani? Mos ka harruar sesa, në krye të KQZ-së, kemi pasur kryetarë të majtë?). Megjithatë flet edhe tani, në intervistat e sotme,  për fitore të “kauçukut”, kur është sanksionuar fitorja e “vullnetit”! Kështu, me këtë vendim të  Komisionit të Venecies, zoti Lulzim Basha ka dhjetë HERË më shumë vota se i munduri Edi! Afërsisht me +100!
Tani, për të mos u zgjatur më shumë në këtë krahasim profilesh, edhe një pyetje: Përse Nuk e pranoi E.Rama ballafaqimin zgjedhor me z. L. Basha? Nëse ai, Edi,  e ka zakon të dalë jashtë teme për disa lloj pyetjesh, apo të mos përgjigjet fare, si në rastin kur gazetari A. Peza e pyeti pardjé për kritikën e E. Braçes, që kryetari e kishte detyruar të vinte kandidaturën jo në elektoratin e tij dhe i pyeturi nuk deshi të përgjigjej, po  ashtu do të ndodhej në boshllëk ndaj Bashës, kur ky i fundit i kishte zbërthyer aq hollësisht problemet e kryeqytetit, sa i njihte në majë të gishtave jo vetëm hallet dhe vështirësitë e qendrës, por edhe ato të rrethinave, që ish-kryetari i kishte lënë në dertet e veta.
***
Tani le të vijmë në realizimet e z. Lulzim Basha, që ndonëse të paarritshme për  këmbët e gjata dhe hapin e shkurtër të Ramës, janë në prag të jetësimit. E kemi fjalën për zgjatimin e bulevardit të Tiranës gjer te lumi. Një bulevard 60 m. i gjerë, që do të vihet në zbatim nga frma arkitekturore "Grimshaw, e cila është shpallur pardjé fituese e projektit për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e plotë të Lumit të Tiranës. Do të përfshihen ndërtime parafabrikate, në mënyrë që gjithçka të jetë e koordinuar. Studioja në fjalë ka sugjeruar një autobus që funksionon me hidrogjen, si dhe një pavijon të ri që do të jetë lart mbi kodër, pranë Paskuqanit, një platformë, nga mund të shikohet sesi qyteti vjen drejt kësaj platforme. "Grimshaw" synon që i gjithë  qyteti të shihet si një qenie e vetme. “Duhet të kuptojmë sesi mund të funksionojë një Tiranë më e madhe dhe me linja të tramvajit apo linja të tjera që mund të lidhin aeroportin më qytetin, në një mënyrë mjaft moderne të transportit të menjëhershëm", - kanë thënë përfaqësues të "Grimshaw".
Makinat do të lihen në periferi të qytetit, dukë përdorur sistemet e transportit publik për të lëvizur në qytet, i cili do të përqendrohet në lëvizjen e këmbësorëve. Por njerëzit do të mundin  të lëvizin nga një pjesë në tjetrën, pa përdorur as transportin publik. Parkingjet e makinave do të funksionojnë si ndërtesa konike. Do të këtë kate nën dhé që do të na lejojnë që të shijojmë një lloj peizazhi. "Né duam të ruajmë karakterin e lumit, origjinalitetin ë tij. Më rëndësi është pastrimi i lumit. Për këtë do të ketë programe dhe këtu duhet të marrë pjesë i gjithë komuniteti. Ruajtja e specieve dhe habitateve është, gjithashtu, e rëndësishme për biodiversitetin e lumit. Mund të këtë aspekte të biçikletave dhe hipizmit. Ka disa pika që mund të përdoren për sporte, kulturë, elemente që do të gjenerojnë fonde", - janë shprehur përfaqësues të studios fituese. Kjo ë fundit ka parashikuar edhe parqe përfshirëse që të ndihen të gjitha si pjesë e parkut. Pritet të këtë ullishte, hapësirë për pemëtari, si dhe janë propozuar ndërtesa që do të sigurojnë të ardhura. Kryebashkiaku i Tiranës, z. Lulzim Basha, përshëndeti dje projektin fitues, ndërsa bëri të ditur se vendimi për përzgjedhjen e studios erdhi rreth dy muaj pas diskutimesh e konsultimesh me ekspertët më të mirë vendas e të huaj, si dhe me qytetarët, të cilët patën mundësi të japin mendimet, sugjerimet dhe të bëjnë pyetje për afro një muaj. "Projekti i Bulevardit është pjesë e rëndësishme, një katalizator i Planit të Përgjithshëm Rregullues, që do të shpaloset para qytetarëve të Tiranës ditën e premte, dukë bërë që në një hark kohor prej 10 muajsh, né të arrijmë t’i japim qytetit tonë një plan të qartë zhvillimi dhe zgjidhjen që i ka munguar prej gati 22 vjetësh", - theksoi Kryebashkiaku. Ai ka shprehur falënderime dhe mirënjohje, në emër të Bashkisë së Tiranës, qytetarëve të Tiranës, grupit strategjik, studios "DAR", për angazhimin, përkushtimin, profesionalizmin, ambicien, si dhe vizionin që shpalosën me projektin ë tyre. Pastaj L. Basha foli edhe për projektin  thuajse fitues: "Ndonëse nuk është projekti fitues, jam i sigurt se përvoja e këtij konkursi si dhe kapacitetet e larta të demonstruara në këtë konkurs, ju bëjnë një nga studiot e mirëpritura, në punët ë shumta publike dhe jopublike që presin qytetin tonë", - u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Maketet dhe planimetritë e ekspozuara për shikuesin televiziv, z. Lulzim Basha i shpjegonte sikur të ishte vetë arkitekt. Gjë që do të ishte e pamundur për E. Ramën.
Tani vijmë në pikën më frymëzuese ndërmjet konkurrimit të firmave nga më prestigjiozet në botë. Përfaqësuesi i studios "DAR", Daniel Horner, nuk ka nguruar të përgëzojë studion fituese, dukë shprehur bindjen, se ata do të luajnë rol të rëndësishëm në formësimin e qytetit të Tiranës. "Në fakt, jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi zgjedhur fitues. Por, megjithatë, i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen, studios "Grimshaw". Kam kaluar kohë në Tiranë, jemi mjaft të habitur nga qyteti, është një qytet i jashtëzakonshëm me një të ardhme mjaft të bukur dhe e dimë se "Grimshaw" do të këtë një rol kryesor në formësimin ë tij. Ju urojmë të gjitha të mirat dhe do të donim të falënderonim Bashkinë, për mikpritjen e mrekullueshme gjatë gjithë këtij procesi", - theksoi Horner. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se, brenda vitit, pritët të përfundojë projekti i detajuar, kur së bashku më institucione të tjera do të fillojë zhvendosja e shinave të Trenit dhe e shtyllave të tensionit të lartë. Sipas Bashës, ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme, të menjëhershme, pasi zbatimi i tij do të thotë ndërtimi i një poli të ri ekonomik, që do të hapë mijëra vende pune, përmirësimin e të gjithë parametrave të cilësisë së jetës, nëpërmjet aksesit të paimagjinueshëm të qytetarëve. 
Ja si i japin dorën njëra-tjetrës firmat nga më dinjitozet e rruzullit. Rama nuk ka ditur dhe nuk do të dijë kurrë të urojë kundërshtarin, për sukseset e tij. Prandaj ngulmojmë se ai profil i trajtuar më sipër në këtë shkrim, zor se mund të jetë i pasaktë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›