E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progni driblon kritikat: Flamurtari është në rrugën e duhur

Nga Elton NIKA

Mesfushori i vlonjatëve e konsideron një ditë të keqe paraqitjen me Tiranën, ndërsa premton kthesën me 6 pikë në dy sfidat e radhës

Pogradeci është një ndeshje mjaft e rëndësishme për Flamurtarin dhe ecurinë tonë në kampionat. Pavarësisht faktit se duhen edhe rreth 10 ditë nga përballja me debutuesit në superligë, kanë nisur të ndihen ethet e kësaj sfide, për vetë faktin se jemi në një moment kur nuk na lejohen hapat falsë.

I këtij mendimi është mesfushori Gerhard Progni, për të cilin ka ardhur momenti për të treguar vlerat më të mira të kuqezinjve, për të bërë autokritikën e humbjes së fundit me Tiranën: Pogradeci është një kundërshtar si gjithë të tjerët, ndaj do ta trajtojmë me seriozitetin maksimal, pavarësisht se është debutues në superligë. Është nga ato përballje, që nga opinioni ndoshta mendohet e lehtë në letër, por personalisht sjam aspak i këtij mendimi.

Liqenorët janë në superligë falë meritës së tyre, sikurse gjenden në kuotën e 6 pikëve, me dy fitore në këto katër javë kampionat, po falë vlerave që disponojnë. Kjo tregon se përballë do të kemi një kundërshtar cilësor. Me këtë sdua të krijoj alibi, as të shtroj terrenin për tu justifikuar, por ti japim hakun kundërshtarit të radhës, ndaj të cilit, e përsëris, kërkohet angazhim maksimal prej nesh, nëse duam të fitojmë.

Luajmë në Vlorë, para tifozëve tanë, çka do të thotë se kemi vetëm një rrugë, atë të marrjes së 3 pikëve. Veç kësaj, duhet të reagojmë pas humbjes zhgënjyese në kryeqytet, me Tiranën, për të treguar se jemi Flamurtari i pretendimeve reale. Është folur shumë gjatë kësaj periudhe për humbjen që pësuam në Tiranë, janë thënë e stërthënë gjëra, që nuk i meriton kjo skuadër.

Megjithatë, neve si futbollistë na mbetet të dëshmojmë në fushën e lojës vlerat më të mira, për tu treguar të gjithëve se ajo humbje në Tiranë ishte veçse një ditë e keqe, që mund ta kalojë çdo skuadër. Ama, kjo sduhet përsëritur, ndryshe situata do precipitonte dhe ne si skuadër do të gjendeshim para një bumerangu.

Për pasojë, rëndësia e dy sfidave të radhës, që fatmirësisht do ti luajmë në shtëpi, bëhet e madhe. Le ta nisim si duhet autokritikën me Pogradecin, për ta kompletuar me Vllazninë. Gjashtë pikë në dy javët e radhës shlyejnë plotësisht zhgënjimin e paraqitjes së dobët ndaj bardhebluve. Sot do të luajmë një ndeshje miqësore, e cila do të na vlejë shumë, pasi do të jetë një test gjeneral edhe për Pogradecin.

Tifozët vlonjatë duhet të jenë të qetë për pritshmëritë karshi skuadrës së tyre të zemrës. Flamurtari ka në gjirin e vet shumë lojtarë cilësorë, të rinj dhe me eksperiencë, që do ti përmbushin plotësisht objektivat e klubit për këtë sezon. Shumë shpejt do të jemi aty ku na kërkohet, në vijën e parë të superligës.

Të mos harrojmë se nga kreu i renditjes na ndajnë vetëm tri pikë, pra vetëm një ndeshje e fituar, kështu që ska fare vend për tu alarmuar apo për të kaluar në paragjykime e kritika të ekzagjeruara, që nuk i vlejnë skuadrës në këtë moment.

328  Minuta lojë në radhët e kuqezinjve ka mesfushori Gerhard Progni në katër javët e para të kampionatit. Në dy ndeshje ai është zëvendësuar, ndërsa dy të tjera ka qenë me kohë të plotë. Në këto javë të para të kampionatit, ai është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.

3  Sezone ka që luan me Flamurtarin mesfushori me origjinë tropojane, që nga 2009-2010, kur la Dinamon për kuqezinjtë bregdetarë. Me këtë fanellë, ai ka realizuar gjithsej 6 gola, në 3639 minuta lojë aktivizim, që rrumbullakos për momentin  me vlonjatët.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›