Program Veprimesh per modernizimin e infrastruktures ne pikat e kalimit kufitar dhe parashikimin e levizjes se shtetasve me standartet Shengen. Tirane 29 Gusht 2002 Nen drejtimin e Kryeministri
Program Veprimesh per modernizimin e infrastruktures ne pikat e kalimit kufitar dhe parashikimin e levizjes se shtetasve me standartet Shengen.
Tirane 29 Gusht 2002 Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e Komitetit Nderministror te Politikave te Sigurimit Kombetar ne te cilen moren pjese Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Meta, Ministri i Rendit Rama, Ministri i Mbrojtjes Majko, Ministri I Drejtesise Peci, Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Poci, Ministri Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Blushi, Ministri I Ekonomise Malaj, Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Dervishi, Ministri i Integrimit Nako si dhe Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror.
Gjate kesaj mbledhjeje eshte diskutuar e bere nje analize e plote dhe e detajuar mbi situatat e diteve fundit ne pikat e kalimit kufitar, permiresimin e infrastruktures se levizjes se shtetasve dhe masat qe do te nderrmeren ne kete drejtim.
Kryeministri ka kerkuar qe te ndermeret nje program veprimesh i cili te synoje standartizimin e te gjithe infrastruktures, plotesimin dhe parashikimin e kuadrit te levizjeve ne bashkeveprim me te gjitha institucionet perkatese duie patur ne vemendje shtimin e fluksit te levizjeve te cilat do te perafrojne dokumentat e shqiptareve dhe procesin e levizjes me parametrat "Shengen" duke ndikuar keshtu ne integrimin e Shqiperise edhe ne kete drejtim.
Ne programin e veprimeve do te perfshihet modernizimi i infrastruktures se pikave kufitare qe kontrolli ne keto pika t'i pergjigjet standarteve "Shengen", shtimi i hapesirave te reja te pikave te kalimit , programimin e levizjeve duke nxitur shfrytezimin e te gjitha hapesirave te transportit dhe plotesimin e legjislacionit i cili do te kete prioritet kodin detar.
Gjithashtu si objekt kryesor i ketij procesi eshte konsideruar nxitja per miratim i ligjit te gjendjes civile dhe pajisja me karta identifikimi e shtetasve Paketa ligjore per kete ceshtje eshte thene ne takim do te kaloje per miratim ne qeveri brenda muajit Shtator ndersa si moment kryesor do te jete pajisja me dokumenta te ndryshem te shtetasve dhe rritja e kredibilitetit te ketyre dokumentave sipas standarteve te BE-se.
Programi i veprimeve qe do te nderrmeret do te synoje gjithashtu dhe rishikimin e marreveshjeve te cilat nuk jane ne funksion per t'i bere ato funksionale ne respektimin e tyre. Gjithe Programi i masave qe do te paraqitet ne Mbledhjene e ardheshme te Komitetit Nderministror te Politikave te Sigurimit Kombetar do te jete ne funksion te prioritetit baze te qeverise, inisiativen per marreveshjen e stabilizim-asocimin me Bashkimin Europian.