E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate takimit, Kryeministri Fatos Nano dhe zv.i Puneve te Jashtme te Greqise, kane shkembyer mendime rreth ecurise se deritanishme te marredhenieve midis Shqiperise dhe Greqise. Kryeministri Nano,

Gjate takimit, Kryeministri Fatos Nano dhe zv.i Puneve te Jashtme te Greqise, kane shkembyer mendime rreth ecurise se deritanishme te marredhenieve midis Shqiperise dhe Greqise.

Kryeministri Nano, duke u ndalur ne situaten e diteve te fundit ne pikat kufitare me Greqine i ka kerkuar z.Loverdos bashkepunim dinamik per te krijuar infrastrukturen e nevojshme ne planifikimin e levizjeve te njerezve ne te dy anet e kufirit per te perballuar fluksin i cili eshte shtuar edhe per shkak te legalizimit te lejeve te qendrimit te shtetasve tane ne Greqi. Kryeministri ka kerkuar shtimin e hapesirave te kalimit duke hapur pika te reja te kalimit kufitar gje qe do te ndikonte ne levizjen e lire te njerzve , mallrave duke shmangur situata te tilla.

Gjthashtu Kryeministri Nano gjate takimit eshte ndalur edhe ne ceshtjen e Ligjit te Luftes te vitit 1940 duke theksuar se ky ligj nuk mbeshtetet ne asnje baze ligjore dhe po ashtu eshte shfuqizuar edhe nga qeveria e Papandreut ne vitin 1987. Ky ligj theksoi Kryeministri duhet te abrogohet nga parlamenti i Greqise per te hequr kete relike te koheve te shkuara.

Me pas biseda eshte perqendruar ne luften e perbashket kunder trafiqeve. Kryeministri Nano ka nenvizuar se veprimet ne kete drejtim duhet te institucionalizohen, jo vetem ne shkembimin e informacionit ndremjet dy vendeve, por edhe me veprime te perbashketa duke permendur dhe rastin e bashkepunimit midis forcave shqiptare dhe greke ne operacionin kunder trafikut ilegal ne det duke vepruar keshtu edhe ne kuadrin rajonal per goditjen e trafiqeve te te gjitha llojeve.

Zv. Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise ka shprehur gadishmerine e qeverise se tij ne nxitjen e koordinuar bashkepunimin si dhe hartimin e strategjive perkatese ne fusha me interes reciprok si ne investime, ne aktivitetin bankar etj. Marreveshja e bashkepunimit e neneshkruar sot do te nxise modernizimin e infrastrukturës, sidomos të energjisë dhe atij të transportit, nxitjen e investimeve private, modernizimin e administratës publike dhe të qeverisjes, mbështetje për edukimin dhe trajnimin u theksua ne kete takim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›