Kryeministri Fatos Nano ka thirrur ne raport, sot pasdite, Ministrin e Arsimit dhe te Shkences, Luan Memushi, duke nisur keshtu nje praktike te re ne marredheniet me autoritetet e ekzekutivit per dis
Kryeministri Fatos Nano ka thirrur ne raport, sot pasdite, Ministrin e Arsimit dhe te Shkences, Luan Memushi, duke nisur keshtu nje praktike te re ne marredheniet me autoritetet e ekzekutivit per diskutimin dhe analizat sektoriale te cilat do te jene periodike.
Ne rastin konkret analiza ne fjale perkon me pergatitjet per fillimin e vitit te ri shkollor. Analiza u perqendrua ne dy drejtime: Ne masat e marra nga Ministria e Arsimit per fillimin e vitit shkollor si dhe reforma e perspektiva europiane e sistemit tone arsimor si pjese e programit qeverises.
Ministri Memushi dha nje pasqyre te hollesishme ne lidhje me masat qe ka marre ky dikaster persa i perket pergatitjes se ambjenteve mesimore, nivelit te kuadrit pedagogjik, bashkeveprimit e frytshem me institucionet e tjera nderkombetare qe e asistojne Shqiperine ne kete drejtim etj. Ai raportoi se aktualisht ne Shqiperi jane rikonstruktuar apo ndertuar te reja 400, objekte shkollore; ka perfunduar shtypja e teksteve shkollore dhe jane marre masat e nevojshme per shperndarjen e tyre, ekziston nje pasqyre e plote ne lidhje me personelin mesimdhenes, perpjekjet e bera per nje motivim me te mire te tyre si dhe aspektin e rritjes se nivelit profesional te krejt spektrit pedagogjik.
Gjithashtu, ne raportimin e tij, ministri e vuri theksin tek faza e re e reformes ne te cilen po hyn arsimi shqiptar. Sot jane evidente perpjekjet per nje standartizim me synime europiane qofte persa i perket permbajtjes, ashtu edhe vleresimit. Ky standartizim do te synoje ne zbutjen edhe me tej te niveleve te ndryshme qe ekzistojne mes arsimit elementar dhe atij te larte, mes zonave rurale dhe urbane, mes zonave me nivel te larte ekonomik dhe atyre me nivel me te ulet etj.
Ne takim eshte bere i ditur fakti se permiresimi i treguesve te arsimit jetik i cili eshte ne shifren e 9.5 vjeteve synohet te arrihet ne 10.5 per vitin 2005.
Kryeministri Fatos Nano, pasi vleresoi raportimin si dhe punen e bere, terhoqi vemendjen vecanerisht persa i perket ritmeve te reja ne implementimin e reformes ne arsimin tone me qellim qe edhe ky sektor prioritar per qeverine te perafrohet gjithnje e me shume me standartet e BE, me qellim qe, sikunder tha ai, ta bejme Shqiperine atraktive per te gjithe ne, dhe vecanerisht per brezin e ri.
Kryeministri theksoi se kushti kryesor qe te ndodhe nje gje e tille eshte edhe niveli i arsimit tone ne pergjithesi e atij te larte ne vecanti. Aktualisht sistemi yne arsimor perballet me disa sfida, nje prej te cilave mbetet konkurenca me arsimin privat. Aktualisht kemi rreth 180 shkolla private ne Shqiperi dhe Kryeministri vuri theksin se ne kete ballafaqim konkurues, arsimi publik duhet te dije te reflektoje pozitivisht vecanerisht persa i perket rritjes se cilesise, modernizimit dhe perqasjes me nivelet perendimore.
Kryeministri Nano kerkoi nje marredhenie aktive me shkollat perendimore ku duhet te synohet homologimi i nivelit te profesoreve dhe i diplomave, por edhe persa i perket thithjes dhe aktivizimit te shume te rinjve qe kane perfunduar apo po perfundojne shkollat ne perendim. Kryeministri u shpreh se e konsideronte reformimin modernizues te sistemit tone arsimor si nje nga hallkat me te rendesishme te integrimit euroatlantik te Shqiperise.
Ne perfundim Kryeministri Nano kete takim te pare e ka cilesuar te frytshem dhe si nje praktike te re qe do te vazhdoje edhe per sektore te tjere te qeverisjes