Sot, Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga Ministri i Rendit Publik Luan Rama, Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku si dhe ministra të kabinetit të tij, etj. mori pjesë në ceremoninë
Sot, Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga Ministri i Rendit Publik Luan Rama, Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku si dhe ministra të kabinetit të tij, etj. mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të aksionit antritrafik dhe të inaugurimit të njësisë "Delta Force" që u zhvillua në Rradhimë të Vlorës.
Pas përshëndetjes së Ministrit të Rendit Publik, Luan Rama e mori fjalën Kryeministri Fatos Nano.
Fjala e plote Kryeministrit Fatos Nano
Zoti Minister i Rendit Publik, zoti Prokuror i Pergjithshem, te nderuar anetare te Qeverise, te nderuar miq dhe partnere te huaj, te nderuar perfaqsues te Policise se Shtetit, te strukturave te tjera te Forcave te Armatosura dhe te sherbimeve antikrim te shtetit shqiptar. Kam kenaqesine t' ju pergezoj, si Kryeminister, per punen dhe veprimet e kryera ne kete faze fillestare te luftes frontale kunder trafiqeve, e cila po pastron Kanalin e Otrantos dhe Adriatikun nga skafet dhe gomonet e vdekjes.
Ne emer te maxhorances se sotme progresiste mbetem i angazhuar qe Vlora te mos jete me ‘‘moli i pirateve" dhe sot, ne kete vend, ne inaugurojme krijimin e njesise "Delta Force" qe do te garantoje ruajtjen e paqes dhe te situates normale ku njerezit ushtrojne lirite dhe te drejtat themelore pa u kercenuar nga krimi.
Per here te pare shteti goditi trafiqet me forcen e shumefishishuar dhe te koordinuar te te gjitha strukturave dhe institucioneve antikrim duke veçuar kontributin ligjor te prokurorise dhe te gjykatave per administrimin e provave te krimit dhe mosnderprerjen e procedimit penal per trafikantet dhe shkelesit e ligjit.
Per here te pare, forcat e ruajtjes se Rendit Publik dhe te kufijve te Republikes se Shqiperise, nuk e ndiejne veten vetem apo te vetmuar perballe krimit, por kane mbeshtetjen maksimale, veçanerisht te Forcave te Marines Luftarake, te strukturave fiskale dhe doganore te sherbimeve informative te shtetit, pa harruar dhe mbeshtetjen qe dhane qeverite e vendeve mike dhe strukturat e specializuara te fqinjeve, qe gjej rastin t'i falenderoj.
Eshte frymezuese qe bashkepunimi antitrafik Shqiperi, Greqi, Itali, Mali i Zi po sjell kthimin e bregdetit shqiptar dhe te Adriatikut ne nje zone te pamundur per trafikantet e qenieve njerezore dhe te lendeve te rrezikshme. Rezultatet jane shume inkurajuese. Forcimi i autoritetit te ligjit dhe i besimit te qytetareve te shteti shqiptar dhe institucionet e tij demokratike eshte evident ketu ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine. Dua te garantoj vlonjatet dhe te gjithe shtetasit shqiptare, partneret tane nderkombetare dhe vendet fqinje qe ky nuk eshte nje aksion i radhes antitrafik, por Qeveria qe une drejtoj eshte nje Qeveri antitrafiqe, kjo do te thote qe jemi te vendosur dhe te afte te çrrenjosim ne realitetin shqiptar, gjithashtu çdo lloj trafikimi qe dobeson institucionet, administraten civile, sherbimet publike ndaj qytetareve, qe cenon mbrojtjen e lirive dhe te drejtat e tyre themelore.
Ky program aksioni dhe operacionesh te panderprera, qe do te zgjase aq sa mandati i qeverise qe une drejtoj, na mesoi si te zgjidhim problemet qe shfaqen, si te evidentojme dhe te plotesojme vakumet e bashkepunimit midis institucioneve ne luften kunder krimit dhe si t'i organizojme dhe t'i koordinojme veprimet shume dimensionale dhe komplekse qe sigurojne suksesin e qendrueshem. Veprimi nderinstitucional qe nisi ketu ne Vlore kunder trafikimit te qenieve njerezore, na orientoi ne strukturimin ligjor te koordinimit te goditjeve per figura krimi me rrezikshmeri te larte, per te bllokuar njekohesisht ne menyre te pakthyeshme trafikun e influences qe vjen qofte nga segmentet e politikes se vjeter apo nga abuzimi administrativ, trafiku i emerimeve klienteliste, i prokurimeve dhe te licensimeve abuzive e te tjera. Pra, qeveria antitrafik, ne bashkeveprim dhe me institucionet kushtetuese te shtetit shqiptar qe japin drejtesi, po ndermerr masa te shpejta dhe ndaljen e trafikimit apo abuzimit me financat apo pasurine publike duke garantuar se shume shpejt do te vihen ne banken e te akuzuarve te inkriminuarit e merituar.
Duke ju kthyer bilancit te diteve te para te ketij operacioni antitrafik ne Vlore, ju e dini me mire se te gjithe te tjeret, se brenda dhjete diteve keni bllokuar dhe sekuestruar 9 skafe dhe gomone, keni arrestuar 12 skafiste ne flagrance, keni shpallur ne kerkim 10 persona te dyshuar per pronare skafesh apo skafiste trafikante, keni ushtruar kontrolle ne 60 banesa trafikantesh apo personash qe akuzohen si baza mbeshtetese te tyre, keni shoqeruar ne polici per verifikim mbi 50 persona qe dyshohen se kane lidhje te drejteperdrejte ose te terthorte me veprimtarite e trafiqeve te paligjshme. Nga policia tatimore jane bllokuar 3 punishte qe riparonin ose prodhonin pjeset per skafe trafikante, 20 pika karburanti qe kryenin aktivitet te palicensuar duke iu shmangur teresisht detyrimeve fiskale dhe qe natyrisht furnizonin me karburante trafiqet e vdekjes. Jane bllokuar, gjobitur dhe vene nen hetim per favorizim, trafikim te qenieve njerezore 8 bare restorante dhe motele qe rezultuan gjithashtu te implikuara duke iu shmagur pagimit te detyrimeve fiskale ose si baza per strehimin e klandestineve. Ketu ne Vlore jane bllokuar gjithashtu 54 mjete lundruese te peshkimit kryesisht qe sistematikisht kane ndihmuar trafikimin e qenieve njerezore, u jane shmagur detyrimeve fiskale dhe jane marre me veprimtari kontrabande. Drejtuesit e institucioneve te perfshira ne operacionet dhe ne procesin antitrafik, po analizojne pergjegjsine administrative dhe penale te stafeve qe kane neglizhuar kryerjen e detyres, duke favorizuar apo u bere vete pjese e trafiqeve. Operacionet e nisura antitrafik deshmuan se kuadri ligjor ekzistues eshte i mjaftueshem per t'u aktivizuar ne funksion te zbatimit dhe vullnetit te qeverise per te eliminuar trafiqet, korrupsionin, kantrabanden, abuzimet, krimin e organizuar e te tjera, duke forcuar njekoheshit kapacitetet fuksionuese te shtetit.
Sot pra, nuk po ingurojme thjesht nje "Delta force" detare. Ne po japim mesazhin e qarte, se ndaj cdo shkelje te ligjit apo abuzime me detyren, apo mandatin e zgjedhesve ne nivelet qendrore apo vendore qe cenon lirite dhe te drejtat kushtetuese te shtetasve, toleranca e qeverise do te jete zero. Vete shteti po strukturohet si nje "Delta force" komplekse shume dimensionale, jo thjesht per te ndalur cdo trafik te paligjshem drejt Evropes, por per te pershpejtuar procesin e integrimit ne boten moderne te Shqiperise dhe te shqiptareve me rregulla dhe institucione starndarte dhe fuksionuese.
Pune te mbare ne sfidat e reja qe na presin