Program per zbulimin e anomalive te bebeve qe ne bark

Nga viti ne vit maternitetet dhe klinikat private regjistrojne 1 ne 200 femije me anomali te lindura si spina bifida talasemi dhe me sindromen Down
Defektet e lindura vazhdojne te jene te nenvleresuara edhe pse statistikat rendisin Shqiperine nder vendet me prevalence te larte. Nga viti ne vit maternitetet dhe klinikat private regjistrojne 1 ne 200 femije me anomali te lindura si spina bifida talasemi dhe me sindromen Down. Specialistet rendisin si shkaktare faktoret gjenetike mjedisore dhe ushqyes. Nderkohe qe ne nje program soft mjekesor statistikor dhe financiar i vendosur ne maternitetin Koco Gliozheni ne Tirane bene te mundur evidentimin e problemeve gjate shtatzenise. Cdo grua qe vizitohet regjistron cdo vizite analize dhe ekzaminim per gjate gjithe periudhes se shtatzenise se nje gruaje. Keshtu cdo anomali semundje e bebeve do te mund te zbulohet qe ne barkun e nenes. Instalimi i sistemit Austria sinjalizon se kur bebi nuk rritet ose nje nga parametrat e matshem nuk eshte normal duke bere te mundur perllogaritjen e anomalive te bebes midis javes se 11-13 te shtatzenise.
Raportimi
Por shifrat flasin ndryshe sipas raportit te MOD Shqiperia nga 192 vendet e perfshira ne kete raport renditet midis vendeve me nje prevalence te larte te defekteve te lindura 52.9 per 1000 lindje te gjalla. Ne vendin tone drejtorite e shendetit publik ne rrethe midis te gjitha defekteve te lindura te diagnostikuara raportojne ne Ministrine e Shendetesise vetem spina bifida me prevalence 8.52/1000 lindje te gjalla 2006 dhe luksacionin kokso-femoral me prevalence 1.23/1000 lindje te gjalla 2006. Dorina Canaku specialiste ne Institutin e Shendetit Publik ben te ditur se prej vitit te kaluar eshte ngritur sistemi i survejances nisur nga nje urdher i Ministrise se Shendetesise per raportimin e detyruar te defekteve te lindura qe identifikohen gjate shtatzenise ne nderprerje shtatzenie ne lindje vdekjet fetale dhe deri ne moshen 2 vjec te femijes ne sektorin publik dhe privat te vendit tone. Aftesite diagnostikuese te kufizuara statistika te varfra shendetesore mungesa e Survejances dhe e Regjistrit Kombetar te Defekteve te Lindura si dhe mbeshtetja vetem ne te dhenat spitalore dhe jo ne studime te bazuara ne popullate kontribuon ne nje situate nenvleresimi sistematik te niveleve te prevalences se defekteve te lindura ne Shqiperi. Si rrjedhoje lindi domosdoshmeria e ngritjes se Sistemit te Survejances te Defekteve te Lindura ne vendin tone - thote specialistja Canaku. Qendrat raportuese te sektorit publik dhe privat ne vendin tone jane te gjitha maternitetet spitalet/pavijonet pediatrike poliklinikat e lagjeve dhe klinikat private qe ofrojne sherbime pediatrike dhe obstetriko-gjinekologjike te licencuara nga Ministria e Shendetesise. Cdo defekt i lindur i diagnostikuar raportohet me nje formular konfidencial zyrtar skeda individuale 4/1/ID-SH.
Aktualisht ne vendin tone jane trajnuar te gjithe mjeket obsteter-gjinekologe neonatologe dhe pediater mbi raportimin e defekteve te lindura dhe te gjitha institucionet/qendrat shendetesore raportuese ne vend duke filluar qe ne fillim te vitit 2010 do te kene Regjistrin e Defekteve te Lindura. Te gjitha qendrat raportuese ne vend dergojne cdo muaj ne Institutin e Shendetit Publik skedat individuale te defekteve te lindura. Instituti i Shendetit Publik eshte qendra finale ku do te grumbullohen skedat raportuese analizohen dhe nxirren raporte dhe rekomandime.
Problemet
Problemet gjenetike apo sic njihen ne gjuhen shkencore imunodeficenca primare do te kene zyrtarisht statistikat e tyre ne lidhje me rastet e evidentuara ne Shqiperi. Financuesi kryesor ne sistemin shendetesor USAID pas perfaqesimit ne projektet per infrastrukturen shendetesore po fokusohet ne krijimin e data base-s per krijimin e regjistrit te pare te te dhenave ne Shqiperi i cili do te lehtesoje punen e pediaterve shqiptare ne lidhje me kete semundje jo shume te njohur ne vendin tone. Imunodeficenca primare ose crregullimet e sistemit imunitar me baze gjenetike sjellin shpeshhere invaliditet tek femijet por shpeshhere ky crregullim nuk justifikohet me arsyen e vertet qe eshte baza gjenetike. Per kete arsye mjeket e huaj profesore te njohur te kesaj fushe do te bashkepunojne me mjeket tane pediater ne fushen e kerkimit shkencor. Ne vendin tone numerohen gjithsej 5 raste me imunodeficence primare por mendohet qe numri te jete me i madh.
Defektet gjenetike projekt per evidentimin e rasteve ne vend
Problemet gjenetike apo sic njihen ne gjuhen shkencore imunodeficenca primare do te kene zyrtarisht statistikat e tyre ne lidhje me rastet e evidentuara ne Shqiperi. Financuesi kryesor ne sistemin shendetesor USAID pas perfaqesimit ne projektet per infrastrukturen shendetesore po fokusohet ne krijimin e database-s per krijimin e regjistrit te pare te te dhenave ne Shqiperi i cili do te lehtesoje punen e pediaterve shqiptare ne lidhje me kete semundje jo shume te njohur ne vendin tone. Imunodeficenca primare ose crregullimet e sistemit imunitar me baze gjenetike sjellin shpeshhere invaliditet tek femijet por shpeshhere ky crregullim nuk justifikohet me arsyen e vertet qe eshte baza gjenetike. Per kete arsye mjeket e huaj profesore te njohur te kesaj fushe do te bashkepunojne me mjeket tane pediater ne fushen e kerkimit shkencor. Ne vendin tone numerohen gjithsej 5 raste me imunodeficence primare por mendohet qe numri te jete me i madh.