Paratë e Gadaffit, për bamirësi
Nga Express më 04 mars 2011 në ora 12:26
Beyonce Knowles i ka dhënë donacion paratë për bamirësi pasi kishte kënduar në një mbrëmje humanitare për të.
Aktorja dhe këngëtarja kishte mbajtur një koncert privat për diktatorin dhe familjen e tij në vigjilje të Vitit të Ri, në vitin 2009, por në vend që t’i mbajë këto para, ajo i kishte dhënë menjëherë ato për viktimat në Haiti, pas një tërmeti që ndodhi atje në vitin 2010.
“Të gjitha ato para që ajo i kishte fituar në këtë koncert privat, janë dhënë për një agjenci humanitare, e cila i ndihmon viktimat e Haitit, në një tërmet që ndodhi një vit më parë”, tha zëdhënësi i Beyonces.
Mësohet se Gadaffi kishte paguar Beyoncen afërsisht një milion euro.