E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet pa gjak, ndryshon ligji

Kriza per gjak ende nuk eshte kapercyer nga spitalet publike ne te gjithe vendin, per kete arsye eshte kerkuar edhe ndryshimi i ligjit te Transfuzionit te Gjakut i miratuar vetem dy vjet me pare. Drejtoresha e qendres Kombetare te Transfuzionit te gjakut, Irena Qendro ka pohuar se spitalet tona vazhdojne te mos mbulojne nevojat per gjak.

Amendimi

Duke qene se pjesa me e madhe e spitaleve nuk mund te mbulojne nevojat per gjak, po keshtu edhe furnizimi i personave te cilet kerkojne transfuzion gjaku cdo muaj nuk mund te mbulohet eshte kerkuar ndryshimi i ligjit. "Spitalet tona aktualisht nuk arrijne te mbulojne nevojat e tyre me gjak. Per kete shkak ne kemi kerkuar ndryshim te ligjit te transfuzionit te gjakut, ku te futen pika te vecanta te cilat te rrisin domosdoshmerish numrin e dhurimeve vullnetare" eshte shprehur drejtoresha e Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, Irena Qendro. Sipas saj, ne vitin 2008 u mblodhen 3200 sasi gjaku por per mbulimin e nevojave, vendi duhet te arrije deri ne 40 dhurime vullnetare gjaku per 1.000 banore.

Zgjidhja

Per zgjidhjen e krizes, Ministria e Shendetesise ka bere gati ndryshimet e ligjit per transfuzionin kombetar te gjakut. Kryetari i Komisionit Kuvendor te Shendetesise eshte shprehur pro ndryshimeve te ligjit si zgjidhje per rritjen e dhurimeve vullnetare per sigurimin e gjakut te sigurt. "Ligji i miratuar dy vjet me pare nuk solli ndonje ndryshim per sa u perket dhurimeve vullnetare. Ndaj kerkohet amandimi i ketij ligji qe te kemi me shume dhurime dhe gjak te sigurte" ka pohuar Tritan Shehu. Amendimet e ligjit per transfuzionin pritet te kalojne ne qeveri dhe brenda marsit te diskutohen ne komisionin e shendetesise. Deri tani promovimi i dhurimit vullnetar te gjakut kryhet permes Kryqit te Kuq dhe shoqates se dhuruesve vullnetare. Cdo vit Ministria e Shendetesise i akordon Kryqit te Kuq nje fond prej 5 milione leke per fushatat e promovimit.

S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›