Kupa, caktohen ekipet gjysmëfinaliste
TIRANE-Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste, që ashtu siç pritej, do të jenë Tirana, Flamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti. Ndeshjet e fundit në grupe nuk dhuruan surpriza, pasi skuadrat që gëzojnë një formë të mirë në kampionat dhe kryesojnë atë, arritën të kualifikohen për më tej pa hasur shumë probleme edhe në Kupë. Në Krujë, Kastrioti vendas arriti një kualifikim historik, duke mundur 2-1 Tiranën dhe duke shkuar në katërshe. Rezistenca e Tiranës ka zgjatur vetëm 71 minuta, pasi ishte një “ish”, Jetmir Sefa, ai që zhbllokoi shifrat, duke kaluar krutanët në avantazh. Në minutën e 84-t, Inkango gjeti edhe golin e dytë, ndërsa Nertil Ferraj shkurtoi shifrat në minutën e katërt shtesë. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Bylisi arriti një fitore të kotë 5-1 ndaj Kamzës, pasi fitorja e Kastriotit e nxorri jashtë këtë ekip.
Ndërkohë, në grupin B, Flamurtari fitoi 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe u kualifikua, ndërsa me të njëjtin rezultat, Skënderbeu mundi Laçin, duke kaluar më tej. Shorti për gjysmëfinalet do të hidhet më 28 mars, ndërsa finalja luhet më 17 maj.
(d.b/BalkanWeb)