E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata për Zonjën e Parë, Mishel Obama kritikon Robert De Niron

NJU JORK-Michelle Obama kritikoi aktorin Robert De Niro duke cilësuar se komenti i tij i bërë në një mbrëmje bamirësia ishte komplet i papërshtatshëm. De Niro theksoi se vendi nuk është gati për një ‘Zonjë të Parë të bardhë’.

Reagimi i zonjës Obama u bë nëpërmjet zëdhënëses së saj për shtyp që theksonte se Zonja e Parë e SHBA kërkon falje për deklaratën e De Niros bërë të hënën në Nju Jork tek një mbrëmje bamirësie.

Kandidati republikan për president, Newt Gingrich theksoi se Shtëpia e Bardhë duhet të kërkojë falje për vërejtjen që i bëri aktorit.

Por, megjithatë zëdhënësja Olivia Alair theksoi pë gazetën ‘Hill’ se ne ‘besojmë se shakaja ishte komplet e papërshtatshme”.

Aktori nga ana e tij lëshoi një ndjesë publike duke thënë se ‘deklarata ime me xhest satirik nuk kishte qëllim të ofendonte askënd, dhe sidomos Zonjën e Parë’.

Duke folur në një mbrëmje bamirësie në Nju Jork për fondet për fushatën e Obamës, de Niro tha se ‘është shumë herët të mendojmë për një Zonjë të Parë të bardhë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›