Tuluz, vijon rrethimi i Mohamed Merah
Në mesnatë tre shpërthime pranë shtëpisë ku mbetet i rrethuar Mohamed Merah, kanë qenë shenja se bisedimet janë mbyllur dhe ka filluar sulmi kundër tij.
Fillimisht lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së Tuluz, por më vonë qeveria franceze me anë të ministrisë së punëve të brendshme ka mohuar lajmin se sulmi po krzehj brenda apartamentit.
Pas tre shpërthimeve të para është raportuar një i katërt i cili është shoqëruar me një ndricim të fortë, policia ka deklaruar se këto kanë qenë shpërthime të cilat kanë pasur si qëllim të bëjnë presion mbi Merah i cili ka vijuar gjatë gjithë kohës të luajë me policinë duke thënë se do të dorëzohej e më pas duke ndërruar mendje.
Në mesnatë skadonte afati që trupat speciale i kishin lënë në dispozicion Merah për tu dorëzuar por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kështu pas shpërthimeve një nga të cilat ka shkatërruar derën dritaret dhe një mur të apartamentit, forcat speciale kanë ndenjur në gatishmëri në pritje të një reagimi nga i dyshuari si vrasës i Tuluzit.
Më vonë policia ka bërë të ditur se shpërthimet janë përdorur për ta çorientuar dhe detyruar të dorëzohet Merah. Pas kësaj ndërhyrje disa media franceze dhanë lajmin se Merah është dorëzuar menjëherë pas sulmit por ky lajm nuk është konfirmuar nga policia.
Rreth orës dy pas mesnate në banesën e rrethuar janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri, policia kishte konfirmuar që më parë prezencën e një arsenali armësh në shtëpinë e Merah.
Presidenti francez Sarkozy ka porositur që më parë që i dyshuari të kapet i gjallë për tu gjykuar nga drejtësia.
(ar.si/BalkanWeb)