E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi “Europa për Qytetarët” mundësi për krijimin e një identiteti europian

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Programin  "Evropa për qytetarët", pritet të konkretizohet me ratifikimin brenda kësaj jave në parlament të memorandumit të mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian. Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, në zbatim të programit të qeverisë për përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, në Bruksel më 2 shkurt 2009 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Komuniteti Evropian, i cili përcakton dhe termat e kushtet e pjesëmarrjes së saj në Programin "Evropa për Qytetarët".  Programi në fjalë synon nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje aktive në procesin e integrimit, duke u dhënë mundësinë për të krijuar një identitet europian. Ai ka përparësi promovimin e pjesëmarrjes aktive dhe të demokracisë në nivel europian, dialogun ndërkulturor, punësimin, zhvillimi social rritjen e njohurive për impaktin e politikave të BE-së, etj. Përsa i takon efekteve financiare, për pjesëmarrjen në Program, Shqipëria do të paguajë çdo vit, një kontribut në buxhetin e përgjithshëm të BE-së, me një vlerë prej 20 mijë eurosh. Memorandumi përgjegjës, që do të hyjë në fuqi nga viti financiar 2009, do të zbatohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›