E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihen në punë në Sarandë dy kaldaja ekologjike në shërbim të institucionit të shëndetësisë

Dy kaldaja ekologjike në shërbim të pacientëve kanë mbërritur ditën e enjte në shtëpinë e lindjes në qytetin e Sarandës.  Drejtori i spitalit civil “Petro Nako” Sarandë, Arben Vogli, tha se, shtëpia e lindjes “Kristo Kalivopulli” dhe spitali civil, do të pajisen me kaldaja të reja për ngrohje dhe përmirësime cilësore të shërbimeve që lidhen me të. “Të dyja kaldajat që janë siguruar nga një sponsorizim privat, sjellin kursimin në masën 60% të lëndës solare dhe  shmangen e ndotjes së mjedisit, për shkak të natyrës ekologjike të tyre”. Sipas tij, efekti i instalimit dhe vënies në funksionim të kaldajave në spital dhe në shtëpinë e lindjes do të jetë i drejtpërdrejtë në sigurimin e ngrohjes së dhomave të të sëmurëve dhe të vizitave me  më pak harxhim. Po kështu, përdorimit i tyre në këto dy institucione shëndetsore, sigurohet edhe ujë i ngrohtë për lavanterinë, kuzhinat si dhe në nyjet higjieno-sanitare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›