E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i PS dhe reforma fiskale

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka vizituar një biznes të vogël në periferi të Tiranës, ku dëgjoi pakënaqësitë për gjendjen. 
“Kjo punë nuk vazhdon dot kështu. Është një rrënim i vazhdueshëm 3 minuta nga Tirana, megjithëse edhe në Tiranë gjendja nuk është më e mirë kur vjen puna tek biznesi. Biznes i thënçin se ky është vetëpunësim. Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim dhe absolutisht jam i bindur që në qoftë se do ulim maksimalisht dhe taksën e korrupsionit që e katandisi Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë, turp i madh, simbole të korrupsionit botëror, do gjejmë mundësi edhe të financojmë më shumë për arsimin e fëmijëve, të financojmë më shumë për shëndetësinë, të financojmë më shumë patjetër për ekonominë”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama premtoi ndryshim, duke iu referuar heqjes së taksës për biznesin e vogël.
Reformat fiskale janë evidentuar si një ndër prioritetet në programin politik të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›