E Diel, 1 Nëntor 2026

Adriatik Llalla nis sot ushtrimin e detyres si kryeprokuror

Sot në orën 11:00, Adriatik Llalla do të nisë ushtrimin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. 

Sipas një njoftimi të institucionit do të ketë edhe një ceremoni të marrjes se detyrës nga zoti Adriatik Llalla dhe dorëzimit te saj nga Znj. Ina Rama.

Por fill nga njoftimi i pasdites së të shtunës, nga website i Prokurorisë së Përgjithshme janë hequr të dhënat për Prokurorin e Përgjithshëm dhe aktivitetet e njoftimet, gjatë periudhës që institucioni drejtohej nga zonja Ina Rama.

Të premten Parlamenti votoi emërimin e Llallës si kryeprokuror në përfundim të mandatit 5-vjeçar të Ina Ramës me votat e pozitës, ndërsa opozita ashtu siç kishte paralajmëruar abstenoi. 

Ina Rama, largohet nga ky post pas përfundimit të një mandati të përfolur për humbjen e thuajse të gjitha çështjeve të bujshme, me akuza kryesisht nga pozita për shpërdorimin e detyrës. Ndryshe ka qene marrëdhënia e saj me opozitën e cila e ka sulmuar, por edhe e ka marre ne mbrojte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›