Programi i PS, tryezë për të përndjekurit
Grupi i punës për programin e PS për ish të përndjekurit politikë ka shpalosur në mënyrë të detajuar vizionin për këtë shtresë të popullsisë.
Për socialistët ky program nuk është rruga për blerjen e votave, por mbyllja e një plage të vjetër për shoqërinë shqiptare.
Skema e programit të PS-së parashikon që në vitin e parë të qeverisjes të dëmshpërblehen ish të përndjekurit burra mbi 75 vjec dhe gratë nën 70, ndërsa për dy vite do të dëmshpërlehen të gjithë të përndjekurit që jetojnë dhe trashëgimtarët e të pushkatuarve.
Në projektin e saj për të ish përndjekurit PS parashikon edhe rehabilitimin moral të tyre dhe integrimin social.