Mbroj sovranitetin e Serbisë, përfshirë Kosovën

Nikoliç pershendetet me ish presidentin Boris Tadiç gjate ceremonisë së betimit ne Parlament
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë.
Betohem se të gjitha forcat e mija do tia përkushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën, si pjesë përbërëse të saj, ka thënë Nikoliç.
Ai është zotuar se do të respektojë të drejtat dhe liritë civile, ashtu si edhe Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.
Nikoliç ka mundur presidentin e deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç, në balotazhin e 20 majit.