Shkodër, trajleri përplas rëndë biçiklistin

Vendi i aksidentit
Një 57-vjeçar është aksidentuar rëndë në afërsi të fshatit Shtoj i Ri në segmentin rrugor Shkodër-Koplik. Kolë Vata ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe në momentin kur ka dashur të kalojë në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një kamion trajler me ngjyrë të kuqe që drejtohej nga shtetasi malazez Mirodrag Jankoviç.
Mjeti ka qenë duke lëvizur në krahun e duhur dhe mendohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e befasishme e rrugës nga i dëmtuari. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë plagë të rënda. /A.Dushi/