Medëllin Ollbrajt nderohet nga Obama: Jam krenare për atë që bëmë në Kosovë

Obama duke i dorëzuar medaljen znj. Ollbrajt
Medëllin Ollbrajt është nderuar nga Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama me Medaljen e Lirisë, që është edhe nderimi më i lartë në SHBA. Medëllin është me origjinë nga Çekosllovakia dhe në vitet 1997-2001, mbajti detyrën e Sekretares së Shtetit, detyrë të cilën e merrte për herë të parë një femër.
Si gruaja e parë që shërbente si kryediplomate e SHBA-ve, kurajo dhe rezistenca e Medëllin ndihmojë për të sjellë paqe në Ballkan dhe hapi rrugën për progres në shumë vende të paqëndrueshme të botës, u shpreh Obama.
http://www.youtube.com/watch?v=nwEZp-PhT-8
Në fjalën e saj, ish-Sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare për atë që SHBA ka bërë në Ballkan, duke përmendur në veçanti rastin e Kosovës.
“Në jetën time profesionale jam më shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë çka ishin jo për atë që kishin bërë, u shpreh Medëllin. Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Medëllin.
Ajo ndihmojë për zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatën e aleancës së atlantikut të veriut kudër terrorit dhe spastrimit etnik në Ballkan. /F.S/