Gjiknuri Po mbahet peng mandati. Paloka Pretendimi i pabaze

Por demokratët përmes deputetit Edi Paloa, njëherësh nënkryetar i Grupit Parlamentar thonë se mandati është i PS-së për rrjedhojë shqetësimi i PS është i pabazë
Javën e shkuar Këshilli i Mandateve debatoi gjatë mbi këtë çështje. Mazhoranca e cilësoi si precedent të rrezikshëm pasi është krijuar në intepretimin e saj një situatë e paqartë në një kohë që Gjon Bardhi, pasues në listë i Rudina Seserit është dhe kryetar bashkie dhe KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit. Mbajtja e dy mandateve është e papajtueshme me Kushtetutën. Socialistët e quajtën vendimin e KQZ të paligjshëm, por demokratët thanë se ai është një vendim në fuqi derisa nuk u ankimua asnjëherë në Kolegjin Zgjedhor. Kryetarja Topalli u tha anëtarëve të këshillit të mandateve të mbledhin me shkrim interpretimet e konsitucionalistëve për këtë çështje për t’i dorëzuar ato në Këshill.