E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i vjetër, një vit më shumë shkollim

Studentët që aktualisht ndjekin programin e studimit Diplomë e Nivelit të Dytë, do të marrin titullin Master Shkencor


Zv Ministrja Malaj: Studentët e sistemit të vjetër për të aplikuar në doktoraturë duhet të plotësojnë edhe 60 kredite

Ligji i ri për arsimin e lartë ka ngjallur pakënaqësi ende pa marrë një formë përfundimtare. Aktorët e interesit studentë, pedagogë e universitete e kanë kundërshtuar këtë ligj që në fazën embrionale, në pika të ndryshme, ku vçojmë; vendosjen si kriter për ndjekjen e programit master e gjuhës angleze, ndryshimi i titujve të diplomave dhe autonominë e universiteteve. Në heshtje ka ngelur një tjetër pikë.


Ndërsa nxitohet të informohet se çfarë do të ndodhë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për arsimin e lartë, përfitimet avantazhet, tregu i punën, etj ende nuk është shpjeguar se çdo të ndodhe me ata që kanë përfunduar prej kohësh universitetin dhe programi i studimit të cilëve ishte krejt ndryshe nga ai që ekziston sot në shkollat e larta shqiptare.


Zv ministrja për Arsimin e lartë Nora Malaj shpjegon se kjo është një fazë kalimtare e cila do të zgjasë vetëm një vit. "Gjithë ky sistem amnisti do të zgjasë vetëm një vit dhe më pas me daljen e amendimit të ligjit të ri, me dispozitat kalimtare pas një viti do të rregullohet situata. Edhe këtyre studentëve do t'u konvertohet diploma në kredite pozitive" ,- shpjegon zv ministrja e arsimit.


Ligji aktual për arsimin e lartë e cilëson diplomën e marrë në përfundim të programit katërvjçar të studimeve si diplomë e integruar. Mes studentëve që kanë përfunduar programin e studimit tre vjçar (sipas kartës së Bolonjës) dhe studentëve që kanë një diplomë të integruar ka një hapësirë boshe, për sa i përket nivelit të ciklit të studimeve akademike.


Studentët të cilët kanë përfunduar sistemin tre vjçar duhet të realizojnë edhe dy vite të tjera (aktualisht DND), në mënyrë që të ndjekin programin e doktoraturës.


Ndërsa për ata që kanë përfunduar një program universitar katër vjçar, shkollimi i tyre nuk është i mjaftueshëm për të ndjekur doktoraturën. Zv ministrja Malaj sqaron se këta kandidatë duhet të plotësojnë anën teorike.


"Kandidatëve që kanë përfunduar sistemin katër vjçar, nuk ju mohohet e drejta për të vazhduar doktoraturën, por ata duhet të realizojnë pjesën e parë teorike, duhet të plotësojnë dhe 60 kredite për të realizuar pjesën tjetër. Sistemi i Bolonjës këtë e realizon gjatë dy viteve DND", -shpjegon ajo.


Por kjo nuk do të thotë se ata që kanë përfunduar sistemin e vjetër të universitetit nuk do të kenë mundësi të ndjekin studimet e doktoraturës, por ndërsa studentët që kanë ndjekur programin e Bolonjës (tre vite Bachelor plus dy vite DND), mund të aplikojnë për studimet e doktoraturës, studentët e sistemit të vjetër duhet të realizojnë edhe 60 kredite plus. Këto kredite do të realizohen brenda një viti akademik dhe vetëm pas kësaj studenti do të ketë mundësinë të ndjekë programin e doktoraturës.


Ndërkohë studentët që aktualisht ndjekin programin e studimit DND, zv ministrja Nora Malaj siguron se nuk do të ketë një proces transit. Të gjithë studentët që përfundojnë këtë vit programin DND do të marrin master shkencor.


Malaj shpjegon se kjo kategori hyn në nivelin e pjesës së parë të programit të dytë të studimit, për programet shkencore dhe këtyre studentëve ju jepet mundësia që të vazhdojnë më pas nëse do të duan studimet për doktoratë, duke ju quajtur kjo pjesë e aplikueshme e pjesës së parë të kërkimeve te doktoraturës


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›