E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi qeverises, PS konsulta ne Itali

Shkembimet e ideve per hartimin e programit qeverises te PS kane vijuar pertej Adriatikut me ish-kryeministrat italiane D’Alema dhe Amato, me ekspertet e tyre qe po asistsojne Edi Ramen dhe ekipin e programit ne PS, gjate procesit te hartimit te ketij programi.

Ne takimin e dyte ne seline e fondacionit “Italiani-Europei” jane diskutuar drfatet e pergatitura nga grupet e perbashketa per energjine, rritjen ekonomike, punesimin, arsimin, shendetesine, pensionet dhe bashkepunimin rajonal.

Disa here kryeminister i Italise, Xhuliano Amato eshte shprehur optimist per kete bashkepunim. Pyetjes, a do ta ndihmoje ky program PS te fitoje zgjedhjet e 2009-es, ai i pergjigjet: “Une uroj qe nese PS fiton zgjedhjet, problemet per te cilat folem t’i ndryshoje. Nese e ben kete, atehere i ka bere nje sherbim te madh Shqiperise”.

Keshilla e vetme qe Amato i jep kreut te PS Edi Rama, eshte vemendja ndaj vizionit qeverises. “Rama nuk ka nevoje per keshillat e mija. Por duhet t’i kushtoje rendesi vizionit. Pasi te kete fituar zgjedhjet duhet ta ndryshoje ate vizion, pasi nje muaj pas fitores ai venitet”, ka pohuar Amato.

Ai shpreh gjithashtu bindjen se Rama eshte ne gjendje t’i pergjigjet kerkesave qe njerezit kane per te. “Une jam i bindur se po. E kam njohur vite me pare kur ishte kryebashkiak i Tiranes. Ai eshte i jashtezakonshem, ka kapacitete te medha teknike dhe ka aftesite e nje lideri”, shton Amato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›