E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhori Kule: Këtë vit universiteti me 160 pedagogë të rinj

Nga Besian Ajazi
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka zbardhur 30 emrat e pedagogëve të rinj të Fakultetit të Drejtësisë, dhe ka dhënë edhe porositë e rastit për brezin e ri. 

TIRANË - Universiteti i Tiranës zbardh emrat e 30 pedagogëve të rinj që do ti shtohen Fakultetit të Drejtësisë. Tre ditë para fillimit të vitit të ri akademik, Universiteti i Tiranës ka shpallur emrat e pedagogëve fitues që konkurruan për të qenë pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë. Të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, pedagogët e rinj do të punësohen në të tre departamentet e Fakultetit të Drejtësisë. Përzgjedhja e fituesve, sipas drejtuesve të UT-së, është bërë në bazë të dokumentacionit që ata kanë dorëzuar si edhe parimit të meritës në punë. Mbi 240 kandidatët për pedagogë në këtë fakultet kanë kaluar në sitën e jurisë së ngritur për verifikimin e dokumentacionit përkatës për secilin konkurrent. Rektori i Universitetit të Tiranës, Profesor Dhori Kule, ka zbardhur emrat ndërsa ka dhënë edhe porositë e rastit për brezin e ri të pedagogëve.
Emrat e parë të pedagogëve të rinj fitues u bënë publik më datë 6 tetor dhe i përkisin tre fakulteteve me peshë në Universitetin e Tiranës, Fakultetit te Mjekësisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja. Pas përzgjedhjes së parë, Universiteti i Tiranës ka zbuluar dite pas dite emrat e pedagogëve të rinj edhe në fakultetet e tjera. Universiteti i Tiranës ka vendosur që të lidhë fillimisht me pedagoget e rinj kontratë 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi në vitin e dytë.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›