E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët protestë para kryeministrisë për kërkesat

Dhjetëra persona me karrocë invalidi, shumica të aksidentuar në punë i bënë thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat e tyre për rritjen e asistencës mujore, të drejtën e kujdestarisë dhe shërbimet bazë falas. 

TIRANË - Para dhe tetraplegjikë kanë protestuar sot para kryeministrisë për më shumë të drejta dhe një vëmendje më të madhe nga qeveria. Dhjetëra persona me karrocë invalidi, shumica të aksidentuar në punë i bënë thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat e tyre. Kjo shtresë prej kohësh kërkon rritjen e asistencës mujore, të drejtën e kujdestarisë, shërbimet baze falas. Por të gjitha këto kërkesa deri tani kanë rënë në vesh të shurdhët. Policia siguroi mbarëvajtjen e protestës dhe gjatë të gjithë kohës së zhvillimit të saj nuk u lejua qarkullimi automjeteve.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›