Studentët e mjekësisë protestë për stazhin
Qindra studentë të Fakultetit të Mjekësisë rrezikojnë të humbasin vitin për shkak të futjes së stazhit këtë për këtë vit. Ata protestuan sot duke kërkuar heqjen e stazhit pasi nuk ishin informuar më parë për këtë vendim.
TIRANË - Dhjetëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar para dyerve të rektoratit për heqjen e stazhit. Sipas tyre prej dy vjetësh stazhi ishte hequr nga ky fakultet, por këtë fillim të vitit të ri akademik u informuan nga dekanati i fakultetit që stazhi do të jetë përsëri. Studentët shprehen të irrituar pasi nuk kanë qenë të informuar para sezonit të provimeve për këtë rregull të ri. Për pasojë, vendimi për futjen e stazhin në mënyrë fare të rrufeshme ka sjellë që qindra studentë të rrezikojnë të humbasin një vit akademik. Ata kanë kryer një takim me rektorin e Universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili ka deklaruar se stazhi duhet të hiqet. Kule u ka premtuar studentëve protestues se do të negociojë me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për zgjidhjen e problemit.
(a.s/News24/Balkanweb)