E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një makinë përfshihet nga flakët, policia nis hetimet

TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrugën “Myslym Shyri”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një defekt në makinë, ndërkohë që hetimet e policisë vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›