E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike europiane dhe ndikimi tek shpenzimet ushtarake

15-08-2013 / Nga Ilirian Dahri

Ka qenë një ligj mbi programin ushtarak për një periudhë afatgjatë që nis në vitin 2014 dhe përfundon në 2019, por që është karakterizuar përsëri nga kriza e thellë europiane. Sidoqoftë në tërësi financimi ka qëndruar thuajse i pandryshueshëm si volum po të krahasohet me vitin 2013. Ajo që vihet re është se mbi të gjitha ka një zvogëlim të personelit që përkthyer në shifra do të thotë 24 mijë vende pune më pak. Brenda vitit 2019, kishte filluar me humbjen e 8 mijë vendeve të punës dhe nga ana tjetër po ti shtohen 4 mijë që ishin në vitin 2008 shifrat vijnë gjithnjë dhe në rritje.  Përfundimisht në këto dhjetë vjet forcat e armatosura franceze do të kalojnë nga një personel me 324 mijë, në 242 mijë të tillë. Në të njëjtën kohë shpenzimet e personelit për vitet e ardhshme, të cilat llogariten në 4,4 miliardë do të përdoren për të financuar kërkimin dhe investimet në mënyrë që mos të dobësojnë sistemin ushtarak francez. Por ministri francez Jean - Yves Le Drian, ka theksuar se Franca: “do të jetë një prej vendeve të pakta në botë që do të vazhdojë të kryejë në të njëjtën kohë dhe me efikasitet misionet e saj në mbrojtjen e territorit kombëtar dhe ndërhyrjen e shpejtë në teatrin e luftës ndërkombëtare”. Franca është vendi europian që shpenzon më tepër, natyrisht pas Britanisë së Madhe, për aparatin ushtarak me rreth 11% të buxhetit dhe rreth 1,8% të GDP së saj.  Ndërkaq francezët kanë ndërmarrë një angazhim financiar dhe kërkohet që të “tërhiqen” 6 miliardë euro nga burime “të jashtëzakonshme” që vijnë nga shitje imobiliaresh dhe nga shitja e  frekuencave ushtarake për operatorët e telekomit. Sidoqoftë ligji do të ketë një impakt mbi industrinë ushtarake të vendit transalpin (me 165 mijë vende pune direkt) dhe do të rishikohen edhe disa kontrata. Forcat ushtarake franceze kërkonin të blinin 11 bombardues Rafaele në vit duke siguruar kështu konstruktorët për prodhimin e avionëve dhe kjo do të zbresë në 26 në gjashtë vitet e ligjit, gjithsesi 40 më pak sesa parashikimet. Në këtë mënyrë Franca duhet që të shesë Rafaelët jashtë vendit, por problemi qëndron në faktin se deri më tani nuk është shitur asnjë bombardues. Për hir të së vërtetës ka patur një kontratë të madhe me Brazilin e cila tashmë mund të konsiderohet e parealizueshme edhe pse francezët nga ana e tyre kanë nisur bisedimet me Indinë pa harruar edhe disa shtete si Katari dhe Emiratet  Arabe të Bashkura. Nëse sektori ushtarak mund të konsiderohet se është nga më të goditurit nga kriza dhe sidomos nga shkurtimet e personelit duhen ende përpjekje për shpenzime ushtarake. Në programin e paraqitur në Komisonin Europian, Franca parashikon një borxh publik në 3,7%, për këtë vit, por sipas ministrit të ekonomisë Pierre Moscovici - “sipas gjasave obiektivi nuk do të arrihet”.  Sidoqoftë Parisi në gjashtë vjet do të investojë 189 miliardë euro për sektorin ushtarak pra rrethh 31,5 miliardë në vit që është e njëjta shifër e bilancit të këtij viti.  Por nëse do të prodhohen më pak avionë problemet do të shtohen sepse shumë nga avionët të prodhuar do të kenë një kosto më të lartë. Ja pse duhen rinegociuar kontratat me firmat prodhuese dhe po kërkohet me ngulm nga të dyja palët. Optimizmi francez është në rritje edhe për shkak se po negociohet me dy si vende si Katari dhe India dhe sipas ministrit të Mbrojtjes franceze Le Drian këto kontrata duket se do të jenë shumë të suksesshme edhe pse një vend si India po kërkon që t’i “përfundojë” vetë disa prej avionëve ushtarakë. Nëse këto kontrata nuk do të kishin një përfundim të mirë për francezët ndoshta edhe shpenzimet ushtarake franceze do të shiheshin sërish. Kriza e zgjatur europiane kërkon që shpezimet të jenë akoma dhe më të matura.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›