E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti Bregu Bojkoti veshtiresoi integrimin

Në pritje të progres-raportit të radhes të Bashkimit Evropian, opozita dhe maxhoranca fajësojnë njëra-tjetrën për një përgjigje të mundshme negative. Ministria Majlinda Bregu, gjatë seancës dëgjimore në komisionin e integrimit, akuzoi të majtët se kanë linçuar procesin me bojkotin e tyre. Por në kundërpëgjigje ka marrë nga opozita kërkesën për dorëheqje nga posti i ministres.

“Ju zonja minister jeni e fotografuar personalisht si drejtuese e institucionit tuaj dhe ministrisë tuaj në raportin e OSBE/ODIHR ku thuhet qartë se punonjësve të administratës civile në një ministri në Tiranë iu kërkua nga departamenti i Burimeve Njerëzore të marrin pjesë në mitingjet e PD-së dhe pjesëmarrja e tyre u kontrollua. Kjo është ministria juaj, zonja minister. Nëse doni ju personalisht të ndihmoni në procesin e integrimit europian dhe në adresimin e prioriteteve që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, bëni mirë të rishikoni pozicionin tuaj në drejtimin e ministrisë së Integrimit sepse e dëmtoni këtë aspiratë historike të shqiptarëve”- tha Balla.

“Ju e keni ndarë mendjen për të mos votuar që të keni mundësi më 12 tetor të thoni ‘ne erdhëm në parlament, iu bashkuam juve që do të thotë që ishim të gatshëm për të kontribuuar, por ja përsëri Shqipëria nuk u vlerësua pozitivisht, që do të thotë që faji nuk është I opozitës, por I maxhorancës’. Të jeni të qartë që këtë lojë kaq të rëndomtë që e kuptojë edhe kalamajtë që janë në kopsht nuk ka qytetar që të mos e dijë. Dy vjet bojkot sikurse e tha kryetari juaj e zgjedhur si strategji vetëm për të penguar procesin e integrimit nuk mund të bëhen me përpjekjet madhore dhe të çbëhen me përpjekjet madhore të një maxhorance apo të qytetarisë në Shqipëri dh të përmbysin një mendim për Shqipërinë. Ti zotëri, I cili ke kënduar këngët për xhaxhin Enver kur xhaxhi Enver kishte vdekur nuk pret njeri që të bësh hajër e të japësh kontribut në procesin e integrimit të vendit”- tha Bregu.

Menjëherë pas kësaj ministrja Bregu u largua nga mbledhja ku u debatuan 12 rekomandimet e progres- raportit të kaluar të BE-së. Ofertat e fundit mes 2 partive kryesore si reforma parlamentare dhe ajo elektorale, u artikuluan edhe në këtë seancë tek komisioni i integrimit, por përsëri nuk u dha përgjigje konkrete nga asnjëra palë.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›