Kushte per 84 vota Rama Jo arnime rishikim i drafteve

Ne mbledhjen e rradhes me deputetet, kryetari i socialisteve Edi Rama beri te ditur se opozita ne kuvend do te depozitoje kete jave nje platforme te plote per ligjet me 3/ 5. Ne to tha Rama do te paraqitet vizioni i opozites per reforma te thella duke saktesuar se ckupton me kete.
"Tërheqja e plotë e të gjitha drafteve roma-përtoma, për ti hedhur hi syve Brukselit dhe hapja e disa kantiereve për reforma të mëdha, të thella dhe të integruar në mision të përbashkët dhe bashkëkohor. Nuk do ta ngremë kartonin jeshil për arnet që zonja Jozefinë fut në cdo rend dite por jemi gati të punojmë me palën tjetër për një vizion kombëtar dhe europian të ndërtimit të shtetit modern shqiptar", tha kryesocialisti Edi Rama.
Rama e ka konsideruar te nxituar reagimin e kryetares se kuvendit Jozefina Topalli per draftin e opozites per rregulloren e kuvendit, draft te cilin PS e dorezoi prane kryesise menjehere pas mbledhjes se grupit te saj parlamentar.
"Kundërshtia e ngutur e spikeres pas publikimit të nismës sonë, pa e marr atë ende as zyrtarisht fatkeqësisht nuk lë vend për optimizëm në përmbushjen e këtij prioriteti themelor të jetës institucionale të vendit, ashtu sic tregon se zonja Jozefinë mbetet një pengesë e madhë në këtë drejtim", tha ai.
Perpos ketij drafti kryetari i opozites tha se grupi i tij parlamentar do te kete ne fokus ne sallen e kuvendit nje sere projektesh,duke nisur nga propozimi per heqjen e tvsh-se se ushqimeve baze dhe ilaceve, ate te mbetjeve urbane qe sipas tij do te kthehet ne kercenim per mjedisin vendas nese miratohet perpunimi i tyre ne Shqiperi dhe gjithashtu konfirmoi se do te vijoje denoncimi per minieren e Bulqizes duke i bere thirrje prokurorise.
Kryetari Rama e ka mbyllur kete mbledhje me nje urim per dy deputetet e tij, qe here pas here kane qene kundeshtare te linjes se tij ne partine socialiste
Rovena Mocka