Mjeke skandaloze ISHP Nuk njohin efektet e ilaceve

Në Shqipëri ka ende mjekë që nuk njohin as medikamentet apo ushqimet më elementare që u rekomandohen të sëmurëve kronikë. Kjo ka rezultuar nga raporti i parë mbi njohuritë e mjekëve të familjes i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili ka anketuar mbi 80 mjekë të shërbimit parësor, në poliklinikat kryesore të Tiranës. Specialistja e ushqimit në këtë institut, Jolanda Hyska thotë për “AS” se ka dhe nga ata mjekë, që nuk njohin as efektet e acidit folik; preparat ky shumë i nevojshëm për gratë shtatëzana.
"Rezultatet deri në një farë mase për sa i përket Tiranës janë të kënaqshme por ka dhe deficenca ka dhe përgjigje të gabuara. Një pjesë e mjekëve për shembull nuk e njihnin acidin folik dhe rolin e tij në ndalimin e sëmundjeve të lindura te fëmijët. Ka njohuri jo të mjaftueshme për sa i përket nutrientëve në tromboza të cilat janë të shpeshta sot përsa i përket gjendjeve postkirurgjikale", tha Jolanda Hyska, Specialiste e Ushqimit, ISHP.
Hyska thotë se ky projekt pilot do të shtrihet dhe në rrethet e tjera të vendit, ku situata parashikohet të jetë edhe më e zymtë. Specialsitja e ISHP, sqaron se informacioni tek mjekët e shërbimit parësor nëpër rrethe është dhe më i mangët, pasi ata kanë edhe më pak akses për t’u trajnuar dhe informuar.
"Nëse këta mjek që janë në Tiranë që thamë që janë më të përditësuar me informacionin, kanë nevojë për informacion, qëllimi ynë është që të mos vlerësojmë vetëm situatën në Tiranë por në gjithë republikën. Mendojmë se situata në rrethe ndoshta mund të ketë më tepër nevojë", vijon Hyska.
Nga anketimi në kryeqytet, rezulton gjithashtu se mjekët janë të pakënaqur me indiferencën që tregojnë pacientët për të zbatuar këshillat që lidhen me konsumimin e ushqimeve dietike. Ky anketim sipas specialistes së ISHP ka identifikuar nga ana tjetër dhe interesin e shumë mjekëve të tjerë, që kërkojnë të mësojnë rreth metodave më të reja të ushqyerjes së shëndetshme, si një mënyrë efikase kundër sëmundjeve kronike.
Julia Bardhushi Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 shtator 2011 )