E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni i ri ne AS ja cfare ofron ekrani i shqiptareve

Ekrani i Albanian Screen rikthen sërisht surprizat. Sot ka nisur një sezon i ri. Në përgjigje të nevojave të çdo gjenerate, Albanian Screen do t’ju ofrojë një program argëtues, informues e natyrisht të pakrahasueshëm në tregun mediatik.

Mëngjesi juaj do të nisë sërish me “Agon”. Një emision që do t’ju mundësojë ta nisni ditën me energji dhe informacion. Për katër orë rresht rubrika nga më të ndryshmet, do të vijnë në shtëpitë tuaja për t’ju sjellë atë çka ndodh çdo ditë në vend por edhe në botë. Një emision sa informativ dhe argëtues.

Pasditja sjell në Albanian Screen, “Orkidenë” me rubrikat e saj të larmishme. Nga e hëna deri të premte nga ora 17.00-19.00, por “Orkidea” këtë sezon vjen ndryshe, e natyrisht risitë do t’i zbuloni në ditët në vijim hap pas hapi.

Emisionet në Albanian Screen do të zënë vend të veçantë, në mbrëmje të caktuara të javës suaj. Histori nga më të ndryshmet, copëza kujtimesh të përjetuara, investigime, fakte, tema të caktuara me karakter politik dhe social do të vijnë nëpërmjet ciklit të reportazheve “Koordinatat”, emisionit “Target” dhe “Dossier”.

E diela në mbrëmje, do të jetë e dedikuar për të gjithë ata që janë fansa të sportit.  Në orën 23.oo ekrani i Albanian Screen sjell “Skaner kampionat”, një debat sportiv, i bazuar në analizën e të ftuarve në studio.  Por një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishe sportive nga vendi dhe bota, do të mund ti ndiqni edhe në “Studio Sprint”.

Departamenti i informacionit në Albanian Screen do t’ju mbajë të informuar në çdo kohë me lajmet më të fundit. Gazetarët në të gjithë vendin do të raportojnë  ngjarjet, të cilat do të përcillen tek ju nëpërmjet edicioneve informative, në orë të ndryshme të ditës.

Në këtë sezon, programacioni do të pasurohet edhe me 5 emisione të reja të cilat janë absolutisht produksione origjinale të Albanian Screen, me autorë të afirmuar në fushën televizive. Të gjithë fansat e muzikës do të mund të gjejnë sërish veten e tyre në “Top ten”, cili këtë sezon do të vijë me risi.

Ekrani i Albanian Screen, edhe këtë sezon do të sjellë ekskluzivisht seriale televizive, komike, dramatike, sitkomet, por edhe filma televizivë të prodhuar jo vetëm për ekranin e vogël por edhe për kinematë. Albanian Screen gëzon të drejtën e transmetimit të plotë për të gjitha serialet si “Mad Men”, “Infermierja Xheki, “Ligj dhe Rend” , “Ugly Beti”, “The office” etj. 

Për këtë sezon të ri, janë rezervuar dhe  shumë  titujt të tjerë,  të cilët, përveç çmimeve të fituara në shumë konkurime, kanë regjistruar numra rekord te shikuesve në Amerikë dhe në çdo shtet tjetër ku janë transmetuar. Të tillë janë;  “Cougar Town”,  “Flashforëard”, “Castel”, produksione të ABC America,  seriale si;  “Eureka”, “Parks And  Recretion”, reality show si ; “Kush do te Martohet me Babain Tim”, “Top Design”, produksione të NBC Universal.

Një vëmendje të veçantë , programacioni i ri, i ka kushtuar  adoleshenteve. Çdo ditë ata do kenë serialin e tyre. “Jeta me Derek” do të vazhdoje transmetimin me seritë e reja të sezonit të 3-të dhe të 4-t dhe në fundjavë 2 seriale të reja. “Jeta Sekrete e një Adoleshenteje Amerikane“ si dhe do të fillojnë seritë e reja të sezonit të  dytë  të serialit “10 Gjërat Që Urrej Tek Ty”.

Ndërkohë do të rikthehet sërisht dhe magjia e kinemasë, gjatë së cilës do të transmetohen filma me famë botërore , ku aktorët më në zë do të jenë në rolet më të dashura për pubikun. Një nga surprizat e sezonit të ri të Albanian Screen do të jetë “Sulejmani i Madhërishëm”, një serial shumë i suksesshëm turk, që do të transmetohet ekskluzivisht në prime time , si premierë botërore, çdo të të hënë që nga 1 dhjetori.

Nën një regji dhe fotografi të jashtëzakonshme ky serial do të sjellë, luftërat e betejat në Europën dhe Azinë e viteve 1520 - 1566, si dhe intrigat e xhelozitë e haremit të sulltanit më të fortë e jetëgjatë të perandorisë otomane. Kjo është vetëm një pjesë asaj që ne do të ofrojmë për ju, pjesa tjetër mbetet për t’u zbuluar. Nëse doni të argëtoheni, të gjeni veten tuaj gjatë ditës dhe mbrëmjes në ju ftojmë të ndiqni Albanian Screen. Ne jemi këtu për të sjellë risinë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›