Progres raporti i BE per Kosoven itaku Presim vleresim pozitiv

Qeveria e Kosovës pret që raporti i progresit të jetë pozitiv për Kosovën. Ministrja e Integrimeve Evropian Vlora Çitaku thotë për Albanian Screen se institucionet kanë punuar intensivisht për të përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian dhe për këtë arsye ajo beson se Kosova në fund të këtij viti krahas evidentimit të përparimit në raportin e progresit gjithashtu do ta marrë edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
“Ne tashmë bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian , të artikuluar edhe nga vet presidenti i Komisionit Evropian Barroso, kemi punuar intensivisht në integrimin e personave të riatdhesuar .Çdo komune Kosovës ka funksionalizuar zyrat komunale për integrim dhe për riatdhesim dhe jam shumë e bindur që misioni vlerësues i cili do ta vizitoj Kosovën në mes tështatorit do të evidentoj progresin e arritur dhe përfundimisht brenda këtij viti Kosova do të marrë udhërrëfyesin”- tha Çitaku.
Pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian për notat negative që do të marrë Kosova në raportin e progresit në vjeshtë, ministrja Çitakua megjithatë beson në një raport më pozitiv sesa ai i vitit të kaluar, duke pasur për bazë edhe angazhimin personal të saj në krijimin e kushteve për personat e riatdhesuar.
“Kriteri i vetëm shtesë për Kosovën dhe kjo është thënë shumë qartë ka qenë pikërisht procesi i integrimit të personave të riatdhesuar. Marrë më këtë çështje dhe fuqizimi I nivelit lokal për të me këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, unë personalisht kam vizituar gjitha komunat kamë parë nga afër procesin e shënuar dhe jam e bindur edhe misioni vlerësues si Komisionit Evropian do të evidentoi të njëjtën gjë”- tha Çitaku.
Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka fituar liberalizimin e vizave. Për shkak të mosnjohjes edhe nga pesë vende të BE-së Kosova nuk ka arritur ta bëjë as hapin e parë në drejtim të lëvizjes së lirë- marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duke bërë që kosovarë të jenë një ndër popujt më të izoluar në Evropë sa i përket lëvizjes së lirë.