"Progresi ekonomik, rezultat i reformave" Rozeta Rapushi
Mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Sali Berisha ja kushtoi progresit qe ka bere qe vendi yne te renditet mes 20 vendeve te para te botes. Duke komentuar treguesin global te kompetitivitetit te publikuar vetem nje jave me pare nga forumi ekonomik global, kryeministri tha se gjate ketyre viteve nga pozicioni i 109 Shqiperia eshte tashme ne pozicionin e 78, ku brenda nje viti ka ngjitur 10 shkalle. "Progresi i Shqiperise gjate ketyre tre, kater viteve te fundit eshte i admirueshem. Pra nga pozicioni i 109 qe ishte, tani eshte tek pozicioni i 78. Pra, nga vjet deri sivjet ka ngjitur 10 shkalle dhe ngjitja e shkalleve ketu eshte jo e lehte, pra eshte nje ngjitje me veshtiresi serioze, e cila realizohet mbi te gjitha nepermjet zbatimit te reformave. Por pervec kesaj ngjitje te admirueshme qe ka bere Shqiperia qe nga viti ne vit ngjit me shume se 10 shkalle, ka edhe disa te dhena te tjera te cilat jane me te vertete shume domethenese. Jane nje seri treguesish me te cilat Shqiperia renditet mes 20 vendeve te para te botes", tha dje kreu i qeverise. Berisha tha se Shqiperia ka nje tregues qe e pozicionon ate ne vendin e 8 ne bote dhe ky eshte treguesi i te drejtes ligjore, references qe i behet ligjit ne kete vend, ne vendimet qe merren. "Por, ka nje tregues tjeter jashtezakonisht domethenes qe e rendit Shqiperine ne vendin e 9 bote dhe kjo eshte barra e rregullimeve shteterore, pra ne jemi nder 10 vendet me barren me te vogel te nderhyrjes shteterore ne ekonomi dhe ne teresi. Kjo perben nje arritje shume te madhe, nje nga arritjet me te medha. Ne raportin qeveri-shoqeri, qeveri -biznes, qeveri - ekonomi, nuk ka asgje me shpresedhenese se sa ky tregues", permendi kryeministri. Ai shtoi se qeveria shqiptare jo vetem eshte nje qeveri e vogel, por te gjitha perpjekjet e saj per te zhdukur nderhyrjet e pavend te burokracise, jane thellesisht rezultative dhe e rendisin ne 10-teshen e pare ne bote. Po keshtu, kryeministri permendi faktin se Shqiperia hyn ne 10-teshen e pare per sa i perket fillimit te biznesit si dhe ruan pozicionin e saj e 15 ne bote ne mbrojtjen e investimeve ne teresi. "Politika jone e rritjes se pagave ka dhene rezultatin e vet. Ka rregulluar ate raport qe ekziston midis produktivitetit dhe mireqenies, midis produktivitetit dhe pagave. Politika agresive qe ne kemi ndjekur per rritjen e pagave e deshmon kete qeveri ne grupin e 20 qeverive me te mira, ne perpjekjen e saj per te lidhur ne raport te drejt prodhimin me begatine", vijoi Berisha. Ai shtoi se qeveria ka nje projekt themelor dhe ai eshte projekti "Shqiperia, vend i zhvilluar". "Qe Shqiperia te jete nje vend i zhvilluar duhet qe cdo agjenci e ketij vendi, cdo ministri e ketij vendi, te shnderroje ne nje program pune te gjithe problematiken e shtylles respektive dhe ta krahasoje kete me vendet e zhvilluara. Mos te shohe ne 30 vende e poshte", shtoi kryeministri.