Nje zjarr i madh ka shperthyer ne fshatin Shales 25 km larg Elbasanit
Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fshatin Shalës 25 km larg Elbasanit.
Në pak minuta flakët e zjarrit kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje shkurre, ullinj, vreshta dru frutorë e kullota.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset e Elbasanit, e duke konstatuar situatë emergjente, shtabi i emergjencave në prefekturë ka lajmëruar edhe zjarrfikëse nga Cërriku, Peqini, Belshi dhe qytetet fqinjë.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe zjarrfikëse e forcat mbështetëse të ushtrisë.
Zjarrfikëset janë pozicionuar në pjesën e banuar për të mbrojtur banesat, banorët e zonës dhe gjënë e gjallë.
Por mjetet e kanë të vështirë të ngjiten në kodra për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve.
Shtabi i emergjencës në prefekturë ka evakuuar 10 familjet e para që ndodhen pranë kodrës së Shalësit, e cila është përfshirë nga flakët.
Deri më tani dëme në njerëz e banesa nuk ka, por dëmet e ullishtave dhe drufrutorëve janë të mëdha. Zjarri ka shkrumbuar mbi 20 ha me shkurre, pyje, kullota, drufrutorë, vreshta ullinj.
Forcat janë përqendruar në një nga lagjet e fshatit për të penguar përparimin e zjarrit drejt qendrave të banuara.
Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor, por deri më tani nuk ka një pistë të saktë për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Po hetohet në dy drejtime, në atë të zjarrvënies me qëllim dhe në atë të shpërthimit nga pakujdesia.
Sipas të dhënave të para, fillimisht zjarri ka shpërthyer në një arë aty pranë e më pas është ka vazhduar drejt kodrës.