E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laberia Bollano te mos perkrahet si kandidat

Pas pretendimit të  kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano se 34 fshatra të jugut i takojnë vorio-epirit, reagimi i organizatave atdhetare ka qënë i menjëhershëm. Shoqata Labëria ka hartuar një peticion dhe ka kërkuar që Bollano të mos përkrahet për të kandiduar sërish për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme.

"E djathta po se po, po nuk po reagon as e majta për këtë problem që po ngrihet. Duhet medoemos ta denoncojë këtë problem, dhe ta apelojë në tërë strukturat e veta, për të qenë të gjithë së bashku. Ne ndaj nuk biem dakord që pikërisht kjo kandidaturë e këtij njeriu që do të rrijë prapë në pushtet dhe për ato aleanca të pista që bëhen midis forcave politike, për ti mbajtur në pushtet. Ne denoncojmë që njerëz të tillë nuk duhet të jenë në karrigen e pushtetit dhe të flasin me gjuhën e pushtetit", tha Ago Nezha, kryetar i Shoqatës “Labëria”.

Anëtarë dhe përkrahës  të shoqatave atdhetare kanë akuzuar strukturat shtetërore shqiptare dhe zyrat e partive në Himarë, se kanë reaguar asnjeherë duke rënduar situatën në këtë zonë.

"Në Himarë pluralizmi partiak është kapur jo nga himariotët, është kapur këtu, është kapur dhe matanë. Ata e kanë ngritur politikën vetëm në një linjë, o pro, o kundër. Ndërsa në Himarë kanë zyrat e tyre partitë tona, po nuk kanë zërin e tyre sa herë renegati hedh ndonjë tezë provokative për shqiptarët", tha Aleksandër Çipa, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve.

Në takimin me moton “Pa Himarë, nuk ka Shqipëri” u prek edhe një herë cështja e kombësisë në regjistrimin e popullisë si një nga problemet kryesore aktuale të identitetit kombëtar.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›