E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Unazes se Madhe PS Prishet kopshti botanik

Plani i qeverise per ndertimin e unazes se madhe permes Kopshtit Botanik ka mbledhur ne nje proteste dhjetera qytetare, ambientaliste e eksponente te opozites Shqiptare. Sipas socialisteve skema e hartuar, parashikon prishjen e nje pjese te madhe te Kopshtit cka sipas tyre eshte e palejueshme.
 
"Një hipokrizi tipike e shoqëruar me agresivitetin tipik berishian bën që Saliu dhe Luli i tij pasditeve të flasin për mjedisin, ndërsa paraditeve ti sulen mjedisit. Ne duhet ti ndalim këta njerëz që nuk njohin gjë tjetër vecse etjes për pushtet dhe para", tha Eduart Shalesi, deputet i PS. "Është një krim intelektuar, por dhe një krim mjedisor që duhet ndaluar me cdo kusht, sepse projekti i mëparshëm, nuk e parashikonte këtë lloj gjymtimi të kopshtit botanik", tha Besnik Bare, PS.

Protestuesit kane kerkuar heqjen dore nga kjo masakër sikunder thane ato, ndersa qeveria nuk duhet të lejojë shkatërrimin e Kopshtit Botanik i cili është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin.
 
Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›