Dita e Veres Elbasani pergatitje per 3 dite festime

Qyteti i Elbasanit ka filluar pregatijet për ditën e verës. Festës i paraprin një dekor në funksion të të gjitha aktiviteteve kulturoro-artistike për tri ditë e netë me radhë.Në sheshin qëndror të qytetit,prej ditësh është ngritur skena ku për dy netë me radhe do të debutojnë këngëtarët më në zë në vend.Simboli i festës së luleve dhe riteve tradicionale elbasanase mbetet ballokumja,që askund nuk mund të gatuhet si këtu.
Furrat,enkas për këtë ëmbëlsirë,kanë netë që punojnë pa pushim , jo vetëm për vendasit dhe miqtë që priten,por edhe në prodhimin në sasi të mëdha për shitjen e tyre, në shumë qytete të vendit. Ndërkohë,që sipari i veprimtarive zyrtare është çelur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” me panairin e 14 të Ditës së Verës .
Besim Dybeli